KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbyllja e strukturave paralele, Ambasada Gjermane: Veprimet që rrisin tensionet nuk ndihmojnë në heqjen e masave
Politikë

Mbyllja e strukturave paralele, Ambasada Gjermane: Veprimet që rrisin tensionet nuk ndihmojnë në heqjen e masave

Kosova News
Kosova News 12:13 -15/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Përpjekjet për të mbyllur strukturat paralele në veri të Kosovës po vazhdojnë me qëllim të rivendosjes së rendit dhe pengimit të ndikimit të grupeve të paligjshme.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka theksuar se vetëm institucionet e Kosovës do të funksionojnë në territorin e saj.

Këto aksione të Policisë së Kosovës po ndiqen nga afër edhe nga Ambasada Gjermane në Prishtinë. Nga kjo ambasadë kanë shprehur shqetësim për ndikimin që mbyllja e menjëhershme e institucioneve paralele mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve dhe komuniteteve tjera joshumicë.

“Po i monitorojmë zhvillimet dhe po mbledhim informacione për natyrën dhe rrethanat e këtyre veprimeve. Ndërsa raportet zyrtare flasin për operacione pa incidente, burime të tjera tregojnë një situatë të tensionuar në terren. Ne kemi theksuar vazhdimisht se mbyllja e menjëhershme e këtyre institucioneve ndikon negativisht në komunitetet joshumicë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Tutje, Ambasada Gjermane nënvizon se është e domosdoshme të ketë një qasje gjithëpërfshirëse që përfshin të gjitha komunitetet dhe siguron krijimin e strukturave alternative, funksionale dhe gjithëpërfshirëse.

Në deklaratën e saj, ambasada ka shprehur shqetësim se operacionet policore mund të thellojnë më tej tensionet dhe të dëmtojnë përpjekjet për afrimin e komuniteteve. Po ashtu, është përmendur edhe mesazhi i presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili ka theksuar se heqja e masave është e lidhur ngushtë me de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

“Sikurse u tha nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, masat e vendosura ndaj Kosovës lidhen drejtpërdrejt me de-përshkallëzimin. Veprime që rrisin tensionet janë kundërproduktive dhe nuk kontribuojnë në heqjen e këtyre masave”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, në kuadër të veprimeve në veri, autoritetet kanë ndërprerë aktivitetin e strukturave paralele në Fabrikën e ujit në Zubin Potok, me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë.

Gjithashtu, është kthyer në pronësi të komunës së Mitrovicës së Veriut një objekt që më parë shfrytëzohej nga strukturat paralele, i njohur si Zyra për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara. Veprim të ngjashëm ka pasur edhe në stacionin e pompave të ujit në fshatin Suhodoll.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka ritheksuar rëndësinë e stabilitetit në veri për procesin e heqjes së masave sanksionuese ndaj Kosovës.

“Masat janë të lidhura me nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet në rajon, në veçanti në veri të vendit. Shpresoj që këto zhvillime të fundit të mos shënojnë një trend të ri, por të mbeten përjashtim. Kosova duhet të vazhdojë angazhimin e saj në rrugën evropiane dhe në dialogun me Beogradin”, ka deklaruar Costa.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit

Partisë Guxo i bashkohet një pjestar i Famijes Geci nga Llausha, Gërvalla: sot i hapëm dyert një guximtari të ri – Fatos Gecit

Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit

Dosja e Prokurorisë ndaj drejtoreshës së çerdhes “Botanika” dhe administratores, dyshohen për përvetësim në detyrë

A ka mundësi për zgjedhje të reja? Osmani: Pa u pajtuar për konstituim, s’mund të pajtohen për zgjedhje

Kosova News 15/05/2025 15/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
overcast clouds
20° _ 19°
53%
1 km/h
Thu
17 °C
Fri
11 °C
Sat
11 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, shembull i suksesit në arsimin e lartë falë mbështetjes nga Qeveria e Kosovës
18:52 -15/05/2025
Gjykata e Lartë Spanjolle tregon për çfarë akuzohet Raul Asencio
18:44 -15/05/2025
Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit
18:29 -15/05/2025
Partisë Guxo i bashkohet një pjestar i Famijes Geci nga Llausha, Gërvalla: sot i hapëm dyert një guximtari të ri – Fatos Gecit
18:24 -15/05/2025
Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit
18:00 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?