Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe sot seancë plenare.
Seanca është paraparë të nisë në orën 10:00.
Përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në këtë seancë është paraparë të shqyrtohen edhe disa Projektligje.
Ndër Projektligjet që do të shqyrtohen është edhe ai për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, ndërsa do të shqyrtohet edhe raporti i performancës së ndërmarrjeve publike.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,
8. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,
9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,
10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,
11. Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
12. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).


