Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një seancë të re plenare. Në këtë seancë, përveç pikave deklarime jashtë rendit të ditës e pyetjeve parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë edhe propozim-rezolutën për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në lexim m të dytë do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje e gjithashtu është paraparë të votohet në lexim të dytë Projektligji për Prokurorin e Shtetit.
Dje si pasojë e mungesës së kuorumit Kuvendi ka dështuar të mbajë vazhdimin e disa seancave të papërfunduara.
Rendi i ditës
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L – 123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit,
Votimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,
Votimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator sistemi, transmisioni dhe tregu sh. A.) dhe Frankfurt am Main (KFË),
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.