KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 1 mijë e 500 lëndë për prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë në Mitrovicë, kërkohet transfer nga prokuroritë tjera
Siguri

Mbi 1 mijë e 500 lëndë për prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë në Mitrovicë, kërkohet transfer nga prokuroritë tjera

Kosova News
Kosova News 16:06 -09/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një prokuror i Departamentit të Pëgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë është i ngarkuar me mbi 1 mijë e 500 lëndë të natyrave të ndryshme.

Kjo është bërë e ditur në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi” nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ku thuhet se në Departamentin për Krime të Rënda, një prokuror ka rreth 500 lëndë.

Prokuroria njofton se sfidë paraqitet numri i vogël i prokurorëve sidomos në Departamentin e Përgjithshëm, dhe se ka raste që nuk kanë arritur të mbulohen të gjitha rastet edhe pse prokurorët janë të angazhuar maksimalisht.

“Prokurorët janë të angazhuar maksimalisht për përfaqësim në gjykatë, por ka raste që nuk është arritur të mbulohen”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Po ashtu, Prokuroria thekson se këto sfida janë adresuar në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe se është bërë kërkesë për transfer të prokurorëve nga Prokuroritë tjera në Prokurorinë Themelore në Mittrovicë.

“Betimi për Drejtësi” ditë më parë ka raportuar se për shkak të mungesës së prokurorëve, 113 seanca kanë dështuar të mbahen në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në periudhën janar-mars 2024.

Në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, Gjykata Themelore në Mitrovicë kishte njoftuar se në këtë numër të seancave të dështuara, janë të përfshira disa raste kur kanë munguar edhe palët tjera, mirëpo që as prokurori i shtetit nuk ka qenë i pranishëm.

Aktualisht, në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë të angazhuar vetëm tre prokurorë: Arjan Xhema, Ajtene Zoni dhe Albana Parduzi, të cilët mbulojnë edhe degët e gjykatave në Vushtrri dhe Skenderaj.

Çështja e mungesës së prokurorëve është diskutuar edhe në takimin e 316-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), në të cilin nënkryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi kishte thënë se janë shtyrë me qindra seanca për shkak të mungesës së prokurorëve.

Ai kishte thënë se me tre prokurorë nuk mund të mbulohet Gjykata Themelore në Mitrovicë, e as degët e saj dhe kërkoi që të adresohet kjo çështje për shkak se sipas tij po dëmtohen gjyqtarët.

Gjithashtu lexoni:

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 09/04/2024 09/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?