KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 1.5 milion mërgimtarë erdhën në Kosovë, brenda gjashtë muajve u realizuan 10 mijë fluturime
Lajme

Mbi 1.5 milion mërgimtarë erdhën në Kosovë, brenda gjashtë muajve u realizuan 10 mijë fluturime

Kosova News
Kosova News 09:45 -10/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në gjashtë muajin e parë të vitit 2023, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë ardhur mbi 1.5 milion mërgimtarë.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar mbi 10,400 fluturime, ku numri më i madh është nga Zvicra, ndjekur nga Gjermania, Turqia dhe Austria.

Sipas të dhënave të ANP “Adem Jashari” dërguar për Telegrafin, numri më i madh i mërgimtarëve ishte nga Zvicra, me 583,206 udhëtarë apo 38.24 për qind e numrit të përgjithshëm të udhëtarëve. Po ashtu, numër të lartë të ardhjes së mërgimtarëve kishte dhe nga Gjermania me 517,863 udhëtarë, Turqia me 165,727 udhëtarë dhe Austria me 6.1 për qind të pjesëmarrjes së udhëtimeve.

Për sa i përket numrit të fluturimeve, nga Zvicra janë realizuar 3,750 udhëtime, pasuar nga Gjermania me 3,315, Turqia me 1,150 dhe Austria me 710 fluturime.

Numër më i madh i ardhjes së mërgimtarëve është realizuar gjatë muajve prill dhe maj, ku kanë ardhur në total 586,157 udhëtarë me 4,040 fluturime.

Gjatë muajit janar kanë ardhur 235,834 mërgimtarë me 1,660 fluturime, në shkurt në vendin tonë kanë ardhur 193,116 udhëtarë me 1,238 fluturime, në muajin mars kanë ndodhur 1.496 fluturime me 221,760 udhëtarë, ndërsa në muajin qershor janë 289,919 udhëtarë me 2,026 fluturime.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë vitit 2022, diaspora ka dërguar 59.4 milionë euro më shumë, shkruan Telegrafi.

Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit gusht me 131.6 milionë euro nga totali prej mbi 1.2 miliard euro.

Bazuar në kanalet e dërgimit, BQK-ja thotë se, 702.1 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale dhe kanaleve alternative

Ndërsa, sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës. Nga ky vend kanë ardhur 41.2 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 20.2 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 9.1 për qind.

Banka Botërore thotë se pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është rreth 20 për qind, ku nga shpallja e pavarësisë janë dërguar 13 miliardë euro.

Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.

Gjithashtu lexoni:

Vazhdojnë sulmet me raketa ndërmjet Izraelit dhe Iranit

Pakistani thirrje të gjithë myslimanëve të bashkohen kundër Izraelit

Trump: Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi, së shpejti do të kemi paqe Izrael-Iran

Bota në tym e flakë, shqiptarët ‘pushtojnë’ plazhet e Shqipërisë

Dita e tretë e luftës Izrael-Iran: “Kuba e Hekurt” u thye! Zëra shpërthimesh në Teheran, sirena alarmi në Izrael…

TAGGED: Aeroporti "Adem Jashari", mergimtaret
Kosova News 10/07/2023 10/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Vazhdojnë sulmet me raketa ndërmjet Izraelit dhe Iranit
20:58 -15/06/2025
Reuters: Trumpi e ndaloi planin e Izraelit për ta vrarë liderin suprem të Iranit
20:21 -15/06/2025
Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare
19:51 -15/06/2025
Peci: Mbështetja për fermerët kosovarë po kontribuon në zhvillimin ekonomik
19:10 -15/06/2025
Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja
18:45 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?