Drama e pengmarrjes në aeroportin e Hamburgut, ku ishte përfshirë edhe një fëmijë 4-vjeçar, ka mbaruar pas 18 orëve, ka njoftuar policia e Hamburgut raporton BBC.
Një baba turk i cili ka mbajtur vajzën e tij 4-vjeç peng mbi 15 orë në makinë në aeroportin e Hamburgut, është vënë në pranga nga autoritetet.
Ai pas 18 orëve negocim u është dorëzuar autoriteteve “pa rezistencë” dhe është arrestuar.
“Fëmija duket i pa lënduar”, është thënë nga Policia.
Incidenti ka shkaktuar çrregullim të fluturimeve në këtë aeroport.
Rasti nisi në ora 20:00 të shtunën. Raportohet se i dyshuari parkoi veturën para një aeroplani dhe donte të fluturonte për në Turqi.
Policia ka thënë se ai ka shtënë dy herë në ajër me armë dhe ka hedhur edhe disa koktej molotovi nga vetura.
Autoritetet besojnë se çështja ndërlidhet lidhur me një betejë për kujdestari të fëmijës. Nëna e fëmijës e ka raportuar rastin e pengmarrjes.
Zëdhënësja e Policisë së Hamburgut, Sandra Levgruen, ka thënë të dielën se burri nuk ishte pajtuar me disa vendime të marra nga autoritetet në lidhje me vendimin e kujdestarisë dhe donte të udhëtonte në Turqi me fëmijën.
Në mediumet lokale është raportuar se negociatat me të dyshuarin janë bërë në gjuhën turke nëpërmjet një përkthyesi.




