KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbahet testi me shkrim i kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese
Siguri

Mbahet testi me shkrim i kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese

Kosova News
Kosova News 15:23 -17/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës të hënën, ka vazhduar procesi i rekrutimit të dy kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, ku siç ishte paraparë, sot iu nënshtruan testit me shkrim të 5 kandidatët e nominuar.

Në fillim të testit me shkrim kandidatët u informuan nga anëtarët e komisionit me rregullat dhe përmbajtjen e testit.

Testi përbëhej nga tre pyetje dhe një ese, e që kandidatët kishin 90 minuta në dispozicion për t’i dhënë përgjigjet e tyre.

Të gjithë kandidatët e nominuar ishin burra, pasi e vetmja kandidate grua ishte eliminuar në fazën e mëhershme të këtij procesi, për shkak se kishte dështuar të plotësonte dosjen me dokumentet e nevojshme edhe pse komisioni ia kishte mundësuar një gjë të tillë.

Ndryshe, anëtarët e komisionit janë: Adnan Rrustmei, Driton Selmanaj, Mimoza Kusari, Pal Lekaj, Albert Zogaj, Agim Ferati dhe Enis Karvan.

Procesi për emërimin e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese ka dështuar dy herë radhazi, si mungesë e votave të mjaftueshme në procesin e votimit në dhjetor të vitit 2021 dhe maj të këtij viti.

Komisioni i Posaçëm për këtë çështje, kishte shpallur konkursin publik për herë të tretë në shtator të këtij viti, me ç‘rast u nonimuan gjashtë persona për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, do ta monitorojë në tërësi procesin e përzgjedhjes së dy  gjyqtarëve, gjetjet e të cilit do t’i publikojë me rastin e dërgimit të emrave për votim në Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News 17/10/2022 17/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?