KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Masat e SHBA-së ndaj Kinës pritet të ndikojnë në rritjen e çmimit të derivateve në Kosovë
Ekonomi

Masat e SHBA-së ndaj Kinës pritet të ndikojnë në rritjen e çmimit të derivateve në Kosovë

Kosova News
Kosova News 16:18 -17/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Kina tani po përballet me një tarifë deri në 245 për qind mbi importet në SHBA “si rezultat i veprimeve të saj hakmarrëse”, një tjetër përshkallëzim në një luftë tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

E, si pasojë e këtyre zhvillimeve në botë, edhe në Kosovë pritet të ketë ndikim, duke ndikuar në rritjen e derivateve të naftës.

Kështu paralajmëroi kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani. Ai gjithashtu tregoi se aktualisht çmimet e derivateve të naftës janë më të lirat në rajon.

“Çmimet e derivateve të naftës sot në Kosovë sillen përafërsisht: Dizeli 1.13 cent deri në 1.21 cent, benzina 1.17 deri në 1.23 cent. Çmimet në rajon sot janë: Shqipëri – dizeli 1.78 cent, benzina 1.79 cent; Serbi – dizeli 1.79 cent, benzina 1.80 cent. Kosova me çmimet e derivateve është më e lira në rajon”, deklaroi ai.

Bernjani tha se rritja e derivateve të naftës mund të ndodhë për shkak të sanksioneve të Amerikës ndaj Kinës.

“Sot pati një raund të ri sanksionesh të Amerikës ndaj Kinës, për shkak se po blen naftë nga Irani. Kjo bëhet me qëllimin për të dobësuar Iranin që të mos lejohet të eksportojë, derisa të arrihet marrëveshje për programin nuklear (për heqjen dorë nga prodhimi i armëve bërthamore). Mesa shihet, duket se është në rritje trendi”, paralajmëroi ai.

Ai shtoi tutje se “Përveç kësaj, edhe Arabia Saudite u ka vënë ultimatum 8 pjesëtarëve të OPEC-ut që të reduktojnë prodhimin pak, sepse ka interes të rritet çmimi për të balancuar deficitet buxhetore”.

Ndryshe, Trump vendosi një tarifë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet. Ai ka ndaluar përkohësisht tarifat shtesë “reciproke” të vendosura individualisht për secilin vend në varësi të barrierave tregtare me të cilat përballen SHBA-ja, për të lënë kohë për negociata për marrëveshje të reja.

Përjashtim nga kjo pauzë është Kina, e cila po përballet me tarifa gjithnjë e më të larta nga SHBA dhe ka reaguar mes kundërmasave të tjera.

Administrata Trump kishte paralajmëruar vendet që të mos hakmerren kundër tarifave të saj, dhe se do të shpërbleheshin për ta bërë këtë.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin

Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Mot i nxehtë dhe me diell këtë të shtunë në Kosovë

Rama: Përfshirja e Prishtinës në platforma ndërkombëtare është dëshmi e rritjes së rolit të kryeqytetit në hartën globale

Kosova News 17/04/2025 17/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
12:35 -07/06/2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
12:01 -07/06/2025
Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme
11:44 -07/06/2025
Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit
11:27 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?