KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci: Vuçiqi po e zvarrit dialogun duke shpresuar në fitoren e Rusisë
Lajme

Maqedonci: Vuçiqi po e zvarrit dialogun duke shpresuar në fitoren e Rusisë

Kosova News
Kosova News 21:44 -22/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thëmë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po e zvarrit dialogun me Kosovën duke pritur përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Vlerësojmë se politika aktuale në Serbi është duke neglizhuar çështjen e përmbylljes së dialogut, me qëllim që të presin rezultatin e luftës në Ukrainë, rezultatin që ata vlerësojnë se është e mirë për ta”, ka deklaruar Maqedonci në kuadër të Samitit ballkanik për dezinformimin të organizuar nga “The Geopost”.

Sipas ministrit, ambienti global i sigurisë ka ndryshuar pas invazionit rus në Ukrainë.

“Kjo është manifestuar edhe me incidentet dhe luftimet që po ndodhin në Lindjen e Mesme, por edhe me rritjen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor, më saktësisht në veriun e vendit tonë, ku vlerësoj se lufta e Ukrainës në një farë forme ka ndikuar edhe në destabilizmin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe inkurajimin e elementeve të caktuara si brenda strukturave shtetërore të Serbisë për të minuar integrimin e rajonit në BE dhe në NATO”, ka deklaruar mes tjerash ai.

“Kjo është manifestuar haptazi me 24 shtator të vitit të kaluar kur një grup paramilitarësh i armatosur dhe i uniformuar, mbështetur nga strukturat e sigurisë së Serbisë ka tentuar një kapje terreni, një invazion të pjesshëm të një pjese të territorit të vendit tonë. Vlerësoj se kjo nuk është bërë rastësisht, kjo është bërë edhe me influencën që shërbimi sekret rus ka në shoqërinë serbe por edhe në institucionet e Republikës së Serbisë. Kemi evidencat që këto grupe bazuar në faktet që janë gjetur kanë përdorur armatim të thelluar në fabrikat shtetërore të Republikës së Serbisë, kanë qenë të trajnuar nga instruktorë ushtarakë si dhe dyshojmë që gjatë kësaj periudhe prej që ekziston qendra humanitare ruse në Nish mund të jenë të trajnuar dhe të përgatitur nga kjo qendër”, vijoi ministri Maqedonci.

Ai foli edhe për kërcënimet hibride si format i luftës, për të cilat tha se janë duke u rritur në aspektin e aplikimit nga vendet kryesisht autokratike.

Në Samitin ballkanik për dezinformim Maqedonci tha po ashtu se dikasteri që e udhëheq ai dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mekanizmat e nevojshme për tu përballur me këtë.

Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur para të pranishmëve se janë duke punuar në ndërtimin e një qendre trajnuese kombëtare për sigurinë kibernetike, që gjithashtu është një pjesë e luftës kundër dezinformimit dhe luftës hibride.

Gjithashtu lexoni:

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit

Kosova News 22/02/2024 22/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit
19:51 -14/07/2026
Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor
19:39 -14/07/2026
Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?