KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci për konceptin e ri të furnizimit me ushqim për FSK-në: Kemi kursyer 9 milionë euro nga buxheti i shtetit
Siguri

Maqedonci për konceptin e ri të furnizimit me ushqim për FSK-në: Kemi kursyer 9 milionë euro nga buxheti i shtetit

Kosova News
Kosova News 08:26 -05/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lajmet që qarkulluan në tetorin e vitit të kaluar mbi mungesën e furnizimit më ushqim për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kanë qenë shpifje dhe se janë bërë me qëllim të dezinformimit, pasi sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur mungesë ushqimi për FSK-në.

Maqedonci në një intervistë theksoi se për të garantuar furnizim të sigurt dhe me kualitet, Ministria e Mbrojtjes ka krijuar konceptin e ri të shërbimit me ushqim, ndërsa ushqimi tani ofrohet nga profesionistët brenda FSK-së, të cilët janë rekrutuar brenda muajit dhjetor.

Sipas Ministrit, ky sistem ka ulur ndjeshëm kostot dhe ka siguruar që shërbimi të ofrohet me një çmim shumë më të ulët, krahasuar me ofertat e mëparshme.

Ai shpjegoi se një kontratë që ishte planifikuar të nënshkruhej me një vlerë prej 13 milionë euro, tani është zëvendësuar me një sistem që e realizon këtë shërbim për vetëm 4 milionë euro, duke kursyer 9 milionë euro nga buxheti i shtetit.

“Me konceptin e ri të ushqimit të shërbimit me ushqim, ne kemi krijuar një vetëqëndrueshmëri. Ne tani shërbejmë ushqimin me profesionistët tanë brenda FSK-së të cilët i kemi rekrutuar dhe rekrutimi i tyre ka përfunduar pikërisht me 16 dhjetor. Kurse, artikujt ushqimor i sigurojmë përmes Autoritetit Qendror të Prokurimit. Në këtë mënyrë ne garantojmë një furnizimin dhe shërbim më ushqim të sigurt në FSK, garantojmë një çmim shumë më të ulët, një kosto shumë më të ulët të shërbimit me ushqim. Është për t’u theksuar që kontrata që ishte planifikuar të nënshkruhej kishte vlerën 13 milionë, kurse pas një analize që kemi bërë në Ministrin e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës na del që përmes këtij koncepti të ri që e kemi futur tani brenda FSK-së, gjithë këtë shërbim e kryejmë vetëm me 4 milion, që i bie që të kursejmë 9 milion nga buxhetit i shtetit”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu theksoi se ky model do të sjellë më shumë siguri dhe kualitet, duke i garantuar FSK-së një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me ushqim, veçanërisht në situata të ndryshme operacionale, ku ushtria mund të përballet me rreziqe të mungesës së ushqimit kur varej nga kompanitë private.

“Në të njëjtën kohë ofrojmë kualitet më të mirë me ushqim, por edhe siguri të furnizimit me ushqim dhe kjo e bënë FSK-në të vetëqëndrueshmërisë dhe dihet që varësia nga operatoret, sidomos kur bëhet fjalë për ushqimin është element dobësie në ushtri për shkak që në rrethana të ndryshme ushtria me të vërtet mund të mbetet pa bukë pikërisht kur operon apo kur lufton në fushëbetejë, për faktin që nuk ka garanci që kompanitë private do ta kenë mundësin që të ofrojmë edhe në ato situata ushqim. Ne këtë shërbim me ushqim e kryejmë vetë dhe vlerësoj që kjo mund të plasoj kuotë ndër arritjet kryesore”, ka thënë ai.

Maqedonci theksoi se ka pasur spekulime të pabaza dhe dezinformata në lidhje me mungesën e ushqimit në FSK nga shumë personalitete publike, duke përmendur edhe letrën e komandantit të FSK-së Bashkim Jashari, e cila sipas ministri kjo letër ishte keqinterpretuar qëllimisht.

Sipas Ministrit, kjo letër ishte publikuar pas afatit që komandanti kishte caktuar për ndonjë rrezik të mundshëm për mungesë ushqimi, ndërsa vetë çështja sipas tij, tashmë ishte rregulluar.

“Shumë personalitet publike kanë dhënë deklaratat që bazament kanë pasur lajmet e rreme dhe dizinformata, as një herë në Forcën e Sigurisë nuk ka munguar ushqimi, gjithmonë janë servuar, pra janë shërbyer shujta dhe atë me shumëllojshmëri të ushqimeve. Normalisht që janë shfrytëzuar shumë portale për të prezantuar diçka që me të vërtet nuk ka qenë, mua më vjen keq që një pjesë e këtyre personaliteteve publike ndoshta në një të ardhme të afërt do të jenë subjekt i rasteve studimore për ndikimin e lajmeve të rreme të ta apo duke qenë vetë gjenerues të lajmeve të rreme. Përndryshe në as një moment nuk ka ndodhur mungesa e ushqimeve në FSK-së. Ka pasur një letër të komandantit e cila është keqinterpretuar me qëllim, ku ka shfaqur shqetësimin për mundësin për të mbetur pa ushqim, e letra është publikuar dy ditë pas afatit kur e ka përcaktuar komandanti rrezikun për mbetje pa ushqim, kurse në ndërkohë vetëm patëm rregulluar çështjen e ushqimit”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë

Arrestohen dy persona për kultivim të drogës

Gërvalla: Serbia t’i hapë arkivat dhe t’i dorëzojë të gjithë personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë

Kosova News 05/01/2025 05/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?