Zyrtarët komunalë të Prishtinës kanë sqaruar se nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës në shkollat e kryeqytetit.
Në një njoftim për opinionin publik, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj, ka bërë të ditur se Drejtoria e Arsimit, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore, është duke finalizuar një akt udhëzues, i cili do të rregullojë qartë organizimin e aktiviteteve jashtëmësimore në të ardhmen.
Njoftimi i tij i plotë:
Për shkak të sqarimit të opinionit publik ju njoftojmë që nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës në Kryeqytet!
Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet se bashku me Zyren Ligjore është duke finalizuar aktin udhëzues i cili rregullon aktivitetet ekstra-kurrikulare si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës, ditët e shkollave, e të tjera, i cili vlen për procedurat në të ardhmën!