Manchester United e ka vendosur çmimin për ta shitur sulmuesin brazilian Antony gjatë kësaj verë.
Antony në muajin janar iu bashkua Real Betis-it në formë huazimi, pa një opsion blerjeje në marrëveshje. Që nga mbërritja në La Liga, braziliani ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, duke shënuar sërish të enjten në fitoren ndaj Fiorentinës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës.
Drejtuesit e Betis-it kanë shprehur hapur dëshirën për të zgjatur qëndrimin e Antony-t në klub.
Sipas “El Chiringuito”, Manchester United tashmë ka bërë të ditur çmimin për shitjen e tij.
“Djajtë e Kuq” kanë njoftuar se janë të gatshëm ta shesin Antony-n për një shumë prej 40 deri në 50 milionë euro, që është pothuajse gjysma e shifrës që kishin paguar tre vjet më parë për blerjen e tij nga Ajaxi.