KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Macron nuk flet për vizat, por për Ballkanin Perëndimor
Rajon

Macron nuk flet për vizat, por për Ballkanin Perëndimor

Kosova News
Kosova News 11:11 -24/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas përfundimit të samitit mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, së bashku edhe me drejtuesit  institucioneve të unionit, pasditen e djeshme,  mbajtën takim të brendshëm.

Nga ky takim, dolën edhe konkluzat të cilat u publikuan në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes.

Sidoqoftë, para publikimit të këtyre konkluzave,   presidenti i Francës, Emanuel Macron, vendi i të cilit deri në fund të këtij muaji mban presidencën e radhës së BE-së, Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian dhe Charles Michel, president i Këshillit Evropian, mbajtën një konferencë për media.

Macron foli për temat mbi të cilat 27 liderët e vendeve anëtare të unionit janë dakorduar. Ndonëse pa vendime të veçanta, ai foli edhe për Ballkanin Perëndimor, e specifikisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, raporton RTKlive.

“Do të bëjmë çfarë është në mundësinë tonë që Parlamenti i Bullgarisë të lëvizë në mënyrë që Maqedonia e Veriut të bëjë hapin e fundit, sepse tashmë  kanë bërë kaq shumë”, tha Macron, duke iu referuar vetos bullgare, që Maqedonia e Veriut të mos marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Një veprim i tillë ka bërë që edhe Shqipëria të penalizohet sepse është vendosur në pako me këtë shtet, raporton RTKlive.

“Tashmë ata kanë marrë shumë rreziqe dhe në ditët e javët në vazhdim duhet të jemi në gjendje të lëvizim. Kjo vlen edhe për Shqipërinë”, tha presidenti Macron.

Sigurisht, ai nuk la pa përmendur edhe Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Kjo pasi udhëheqësit e BE-së vendosën të enjten t’i japin Ukrainës dhe Moldavisë, zyrtarisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Një status të tillë, u tha se do t’i jepet edhe Gjeorgjisë, sapo ajo t’i adresojë prioritetet e nevojshme.

 “Prandaj të gjithë fqinjët tanë duhet të shohin, pra Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Ballkani Perëndimor, se ata janë më shumë se asnjëherë më parë esencialë  për BE-në”, tha presidenti Macron.

“Kjo, sepse lufta është rikthyer në tokën evropiane. Prandaj në këtë kontekst ne do të diskutojmë”.  /RTKlive/

Gjithashtu lexoni:

Parlamenti Evropian: Serbia duhet ta njohë gjenocidin në Srebrenicë

Superstrada Tiranë-Durrës, Rama: Drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes

Ndalohen të dyshuarit për posedim të paautorizuar të armëve

Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK! Planifikonte të vriste Albin Kurtin

Aliu godet ish-qeverisjen e PDK-së në Shtime: Ish-kryetari dhe djali i mixhës shpronësuan tokën publike për të ndërtuar kompleks banesor privat

TAGGED: Ballkani Perëndimor, Kosovë, Macron, Shqipëri
Kosova News 24/06/2022 24/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

E pazakontë, bie borë në mes të korrikut në Slloveni
11:56 -08/07/2025
Kina shënjestroi një aeroplan ushtarak gjerman me laser
11:53 -08/07/2025
Një stuhi e fortë godet Splitin, rrugët u përmbytën dhe u mbushën me pemë të rrëzuara
11:51 -08/07/2025
Arsenali vendos në shitje tre yje të ekipit
11:43 -08/07/2025
Bayern Munichu i gatshëm të ofrojë 100 milionë për yllin e PSG-së
11:39 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?