KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lumi i Shalës në rrezik, ngrihet alarmi: Ta shpëtojmë nga mbetjet plastike
Rajon

Lumi i Shalës në rrezik, ngrihet alarmi: Ta shpëtojmë nga mbetjet plastike

Kosova News
Kosova News 17:45 -29/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari, ka ngritur sot alarmin për rrezikun që i kanoset lumit të Shalës.

Muçollari thotë se përpos bukurive natyrore, syri vritet edhe nga mbetjet plastike që notojnë mbi lumë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai denoncon se me ngritjen e nivelit të ujit, plastikat ia nisin të notojnë, duke shëmtuar peizazhin dhe rrezikuar burimin kryesor të të ardhurave për banorët e zonës.

Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së u bën thirrje autoriteteve të veprojnë me urgjencë për të shpëtuar këtë pasuri të madhe kombëtare nga mbetjet plastike.

“Lumi i Shalës në rrezik!

Lumi i Shalës është një perlë natyrore e veriut të Shqipërisë, i bërë i njohur gjerësisht nga publikimi i fotografive në rrjete sociale.

I shndërruar menjëherë në destinacion kryesor për vizitorë vendas dhe të huaj, lumi i Shalës po frekuentohet çdo ditë masivisht, duke rritur ndjeshëm trafikun e varkave dhe njëkohësisht ndotjen me sende plastike.

Përgjatë shëtitjes, përpos bukurive natyrore syri vritet edhe nga plastikat që notojnë mbi Drin.

Shumica e mbetjeve plastike vijnë nga prurjet e Valbonës dhe Fierza. Me ngritjen e nivelit të ujit, plastikat ia nisin të notojnë, duke shëmtuar peizazhin dhe rrezikuar burimin kryesor të të ardhurave për banorët e zonës.

KESH, që administron hecet dhe nivelin e ujit në kaskadë, zotëron një fond edhe për pastrimin e ujërave nga mbetjet; fond që nuk dihet se ku përdoret.

I bëj thirrje autoriteteve të veprojnë me urgjencë për të shpëtuar këtë pasuri të madhe kombëtare nga mbetjet plastike! Shpëtojeni këtë mrekulli të Zotit! Mos e shëmtoni Shqipërinë me mbetjet tuaja!”, shkruan Muçollari.

Gjithashtu lexoni:

Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

Mexhiti: Po i mbyllim dyert për bixhozin, po hapim rrugën për rininë

TAGGED: Lumi, rreziku
Kosova News 29/07/2022 29/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

EKSKLUZIVE: Në mesin e të arrestuarave në Ministrinë e Infrastrukturës është edhe nëna e reperit të njohur Ghetto Geasy
11:47 -12/06/2025
Abdixhiku: Asnjëra palë nuk i ka numrat, prandaj duhet qeveri transitore
11:45 -12/06/2025
EKSKLUZIVE: Këto janë tre zyrtaret e arrestuara në Ministrinë e Infrastrukturës
11:23 -12/06/2025
Ambasada e ShBA-së për Ditën e Çlirimit: Pikë kthese që mundësoi kthimin e të zhvendosurve
11:18 -12/06/2025
Kurti bën homazhe te varri i Rugovës
11:13 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?