KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Luks me paratë e vjedhura nga zyrtarët, “Pastruesja e Financave” – Ata nuk reaguan për vjedhjet
Rajon

Luks me paratë e vjedhura nga zyrtarët, “Pastruesja e Financave” – Ata nuk reaguan për vjedhjet

Kosova News
Kosova News 15:40 -12/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Havier Dobi është djali 23-vjeçar i pastrueses Rozeta Dobi të rënë në pranga si autorë të dyshuar të vjedhjes së një shume më shumë se 500 mijë eurosh dhe sende të çmuara.

Edhe pse i papunë, 23-vjeçari shfaqte në rrjetet sociale jetë luksi me makina të shtrenjta, pushime luksi dhe tufa me qindra euro.

Për të gjithë këtë mirëqenie, 23-vjeçari i papunë e publikonte në rrjete sociale dhe i ishte falënderues së ëmës të cilës i kishte dedikuar edhe një tatuazh.

 Nëse hedhim një sy rrjeteve sociale të Havier Dobit vëren se postimet me makina e udhëtime janë kryesisht gjatë vitit 2022.

Ndërkohë policia dyshon se eurot e gjetura në tubin e aspiratorit të cilat ende janë pa zot janë vjedhur gjatë muajit nëntor 2022 por kjo nuk përjashton mundësinë që pastruesja e pëlqyer nga zyrtarët e financave të kishte vjedhur edhe më parë.

Këto dyshime bazohen në faktin se gjatë kësaj periudhe Havier Dobi ka shpenzuar rreth 50 mijë euro duke blerë dy makina dhe duke kryer pushime në Kosovë dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Prej 15 dhjetorit policia gjurmoi Havier Dobin në funksion të hetimit për zbardhjen e vjedhjes në banesën e Alda Klosit dhe nuk ndërhyri as kur ky i fundit bëri aksident me makinë tek pallati me shigjeta disa ditë para arrestimit.

Përveç parave dhe sendeve me vlere nëna e tij vidhte edhe rroba.

Madje edhe në seancën e masës së sigurisë ai u shfaq i veshur me një bluzë të vjedhur e cila është e personalizuar dhe njohur menjëherë nga pronari i vërtetë, djali i nje familjeje që Rozeta Dobin e kishte pasur pastruese më herët dhe ku kishte vjedhur disa bizhuteri.

Rozeta Dobi ishte pastruesja e preferuar e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Financave.

Në telefonin e saj që është sekuestruar si provë janë gjetur më shumë se 20 kontakte të nëpunësve të kësaj ministrie ku ka punuar si pastruese dhe dyshohet se i ka grabitur pavarësisht se asnjë nga ato nuk ka ngritur kallëzim.

Burime në mesin e zyrtarëve që kishin pajtuar si pastruese hajduten e arrestuar, tregojnë se ajo mbërriti mes tyre si e njohura e partneres së ish ministrit Ahmetaj dhe të afërm të saj punojnë në këtë ministri.

Nëpërmjet rekomandimeve Rozeta Dobi punoi prej disa vitesh me zyrtarët e financave. Ndërkohë që punonte prej 5 vitesh si pastruese në shtëpinë e Alda Klosit deri në momentin që u padit për vjedhje.

Pastrueses ju gjetën mbi gjysmë milioni euro kesh ndërsa duket se ka shpenzuar shumë më tepër duke blerë automjete e duke siguruar udhëtime turistike në vende të ndryshme.

Ndërsa për 120 mije euro, është gjetur pronari i vërtetë për 400 mijë eurot e tjera nuk ka ende një pronar. Por hetimi i gjurmëve të gishtave në to mund të çojë drejt pronarëve që heshtin sepse nuk duan të jenë para sfidës se duhet të tregojnë origjinën e parave.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 12/01/2023 12/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?