KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lufta Rusi – Ukrainë/ NATO zhvillon stërvitjen më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë – 90 mijë forca zbresin në terren
Lajme

Lufta Rusi – Ukrainë/ NATO zhvillon stërvitjen më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë – 90 mijë forca zbresin në terren

Kosova News
Kosova News 09:47 -25/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

NATO filloi të mërkurën stërvitjen më të madhe ushtarake që nga periudha e Luftës së Ftohtë dhe një luftëanije amerikane u largua nga Shtetet e Bashkuara për të kaluar përmes Atlantikut drejt territorit të aleancës në Evropë.

Aleanca ushtarake perëndimore tha se rreth 90 mijë forca morën pjesë në stërvitjen disamujore të quajtur “Steadfast Defender 2024” (“Mbrojtësi i Vendosur 2024”). Operacioni stërvitor ka për qëllim të vërë në provë mbrojtjen e NATO-s, ndërkohë që vazhdon lufta e Rusisë në Ukrainë.

“Aleanca do të demonstrojë aftësinë e saj për të përforcuar arenën euro-atlantike nëpërmjet lëvizjes transatlantike të forcave nga Amerika e Veriut”, tha Gjeneral Christopher Cavoli, komandanti i përgjithshëm suprem i NATO-s në Evropë.

“Steadfast Defender 2024 do të jetë një demonstrim i qartë i unitetit tonë, fuqisë dhe vendosmërisë për të mbrojtur njëri-tjetrin, vlerat tona dhe rendin ndërkombëtar të bazuar tek rregullat”, tha Gjenerali Cavoli.

Stërvitja është projektuar si një simulim i përgjigjes së aleancës prej 31 vendesh anëtare ndaj një sulmi nga një vend rival, si Rusia. Stërvitja përbëhet nga një seri manovrash më të vogla që do të shtrihen nga Amerika e Veriut dhe deri në krahun lindor të NATO-s, pranë kufirit me Rusinë, me marrjen pjesë të rreth 50 luftëanije, 80 avionë dhe mbi 1,100 mjete luftarake tokësore.

Kjo është stërvitja më e madhe që nga viti 1988 kur u mbajt stërvitja “Reforger” gjatë Luftës së Ftohtë. Ajo vjen në një moment kur NATO ka transformuar mbrojtjen e saj, që kur Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Aleanca ka dërguar mijëra forca ushtarake në krahun e saj lindor dhe ka përgatitur planet më të zgjeruara që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, për t’u mbrojtur nga një sulm i Rusisë.

Gjithashtu lexoni:

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

​Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen rëndë dy persona

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për tentimvrasje në Mitrovicë

Policia e Kosovës parandalon kontrabandën me mallra në Zubin Potok

Kosova News 25/01/2024 25/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
85%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
35 °C
Wed
26 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli: Bajrami po gënjen për Deponinë e Sferkës, KMDK-ja nuk e menaxhon atë
18:00 -19/07/2026
Ambasadori gjerman: Institucionet të formohen sa më shpejt, të shmanget një tjetër pasiguri
17:46 -19/07/2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran
17:23 -19/07/2026
​Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen rëndë dy persona
15:54 -19/07/2026
Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij
15:15 -19/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?