Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer një zjarr në një shtëpi brenda oborrit të QKUK-së në Prishtinë.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihej se kulmi i një shtëpie kishte marrë flakë.
Pas pak minutash ka intervenuar brigada e zjarrëfikësve, të cilët kanë arritur që t’a shuajnë zjarrin.
Komandanti i Zjarrëfikësve, Malë Gashi bëri të ditur se përveç disa dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar në këtë vend.
Sipas tij zjarri është lokalizuar dhe se janë afër përfundimit të intervenimit.


