Një zjarr ka shpërthyer brenda oborrit të QKUK-së.
Në pamjet shihet që një kulm i një ndërtese ka marrë flakë.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar dhe çfarë e ka shkaktuar zjarrin.
Deri më tani nuk është dhënë ndonjë detaj as nga Policia e Kosovës për të kuptuar më shumë rreth këtij rasti.




