KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Llogore vrojtuese në Leshak të Leposaviqit
Siguri

Llogore vrojtuese në Leshak të Leposaviqit

Kosova News
Kosova News 21:42 -15/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Masakra e krime të kryera nga regjimi i Milosheviqit nuk e kanë ndalur as pushtetin e tanishëm në Serbi në përpjekjet e saj për të destabilizuar Kosovën.

Së fundmi ata vendosën sërish barrikada në veri vendit të cilat më pas i larguan.

Por, përtej barrikadave u hapën edhe kanale e u ndërtuan mure mbrojtëse me thasë, gjë që tregon se struktura të caktuara ishin të gatshme për rezistencë ndaj shtetit të Kosovës.

Struktura të dirigjuara nga Beogradi të cilat vendosën barrikada pamundësuan qarkullimin në pjesën veriore të Mitrovicës.

Por kamionët nuk ishin e gjitha çfarë kishin menduar ata.

Pas kamionëve që qëndruan me javë të tëra përgjatë kësaj rruge, serbët kishin bërë përgatitje të tjera për t’u ballafaquar me situatën.

RTK mëson se kanali është hapur nga strukturat në veri gjatë kohës kur në pjesën veriore të vendit po vendoseshin disa barrikada. Kanali është bërë në shenjë rezistence.

Kanali që duket se ka kohë që është hapur, është në afërsi të rrugës kryesore, nga e cila pikë vërehet çdo lëvizje.

Thasët që ishin vendosur përpara kanalit, ishin të mbuluar me drunj e gjemba, në mënyrë që mos të vërehen nga askush.

Pos kanalit, thasë që formonin mur mbrojtës vazhdojnë të jenë të vendosur edhe pak metra më larg. Për dallim nga kanali, thasët vërehen qartë nga rruga dhe janë të vendosur përpara një shtëpie banimi.

RTK ka provuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës nëse është e njoftuar për këtë veprim dhe nëse ka identifikuar personat që kanë ndërtuar ato, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. As nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk janë përgjigjur për këto gjurmë që kanë mbetur në veri të vendit.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ditë më parë ka thënë për gazetën austriake Di Presse, se ekzistojnë prova të cilat dëshmojnë prezencën e grupit mercenar rus Wagner dhe bandës nacionaliste ruse të motoçiklistëve Ujqërit e Natës në veri të vendit dhe afër kufirit.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren

Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës

Kosova News 15/01/2023 15/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?