Llapi ka fituar 1-0 në udhëtim e Ferizaj në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas vetëm 11 minutash lojë, të parët që rrezikuan ishin vendasit, por që Albion Kurajt nuk ia doli të mposht Laroshin.
Katër minuta më vonë, Kurtaj lëshoi një tjetër rast të artë për gol, ndërsa topi shkoi jashtë portës.
Edhe Betim Haxhimusa nuk ia doli të realizonte, por që shtylla ishte në anën e Llapit, pasi u godit shtylla.
Rastin e parë serioz për Llapin e krijoi Elvir Gashjani, kur lëshoi një goditje në minutën e 44-të, por pa sukses.


