Ka nisur mbledhja të Qeverisë së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti në fillim të hapjes së mbledhjes foli për fitoren që korri Kosova për organizmin e Lojërave Mesdhetare në Kosovë.
Ai tha se me këtë organizim Kosova do të mirëpres mbi 5 mijë sportistë, ndërsa janë me mijëra tjerë vizitorë që do të vijnë në Kosovë gjatë këtij organizimi.
Ai tha se do të bëhen investime në shumë objekte sportive dhe disa do të ndërtohen të reja dhe disa do të rinovohen tërësisht.
“Organizimi i tillë shkon përtej sportit dhe do të ketë ndikim multidimensional për Kosovën . Përveç që do të këtë përmirësime në infrastrukturë, do të ketë ndikim edhe në përmirësimin e imazhit tonë si shtet në arenën ndërkombëtare, zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës”, ka thënë mes tjerash Kurti.
Ndërkaq mes pikave në rendin e ditës në mbledhjen e sotme të Qeverisë, do të shqyrtohen edhe tri marrëveshje të rëndësishme me Suedinë që kanë të bëjë me ekstradimin e personave që kryejnë vepra penale dhe të tjera.
Gjithashtu, Qeveria do të ndajë edhe mjete buxhetore për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi.
Po ashtu, Qeveria do të ndajë edhe mjete buxhetore për të zbutur efektin socio-ekonomik nga kriza energjetike.