KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit
Politikë

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Kosova News
Kosova News 08:31 -28/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka deklaruar se situata e sigurisë në Izrael është përmirësuar në mënyrë dramatike, si rezultat i Operacionit izraelit “Luani që po Ngrihet” dhe kërcënimi katër dekadash për ekzistencën e Izraelit nga regjimi iranian është shtyrë për shumë vite.

Diplomatja izraelite e cila është ambasadore në shtetin ballkanik, i cili ka hapur Ambasadën në Jerusalem, ka shprehur falënderimet ndaj Kosovës, për mbështetjen ndaj Izraelit.

“Pas bombardimit amerikan të tri objekteve bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Isfahan, Kryeministri Kurti ishte udhëheqësi i parë ballkanik që shprehu mbështetjen e tij dhe tha se armët bërthamore në duart e regjimeve autoritare përbëjnë një kërcënim të madh për sigurinë globale. Kosova qëndron fort përkrah SHBA-së dhe BE-së në kundërshtim me ambiciet bërthamore të Iranit. Ne e vlerësojmë qëndrimin e Kryeministrit Kurti, të gjitha vendet demokratike duhet të mbështesin veprimet e SHBA-së dhe operacionin e Izraelit në Iran dhe ta kuptojnë se duke dëmtuar ndjeshëm programin bërthamor të Iranit, e gjithë bota është një vend më i sigurt tani”, tha Ziv, në një intervistë për RTKlive.

Ajo ka thënë se Populli i Kosovës dhe hebrenjtë që kanë jetuar në Kosovë historikisht gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Gjatë Luftës së Dytë Botërore shumë shqiptarë të guximshëm shpëtuan jetën e hebrenjve që as nuk i njihnin. Kur Kosova përjetoi luftën dhe ishte në kohë nevoje, Izraeli ishte vendi i parë që vendosi një spital fushor në kufi me Maqedoninë e Veriut, i cili trajtoi refugjatët. Pas luftës, izraelitë të tjerë dhe veçanërisht z. Eli Eliezri dhe Dr. Moshe Landsman erdhën në Kosovë për të ndihmuar në rindërtimin pas luftës dhe Dr. Landsman punoi në Kosovë për 25 vjet derisa ndërroi jetë vitin e kaluar. Vendet tona po festojnë tani pothuajse 4.5 vite marrëdhënie diplomatike në të cilat është bërë përparim i madh në fusha të ndryshme, e fundit prej të cilave ishte Marrëveshja për Heqjen e Vizave që hyri në fuqi në fillim të majit”, tha ajo.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, beson e shpreson të kalojmë nga lufta në rindërtim dhe do të ‘jemi gjithashtu në gjendje të punojmë së bashku për të zhvilluar më tej marrëdhëniet mes vendeve tona’. Ajo shpreson se Izraeli të hap edhe ambasadë fizikisht në Kosovë.

“Shpresoj që viti i ardhshëm të sjellë një rritje të turizmit të ndërsjellë, delegacioneve, bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimeve kulturore dhe arsimore dhe bashkëpunimit në shumë fusha të reja”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kosova News 28/06/2025 28/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?