KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lista Serbe edhe me një kërcënim për dalje nga institucionet e Kosovës
Siguri

Lista Serbe edhe me një kërcënim për dalje nga institucionet e Kosovës

Kosova News
Kosova News 16:09 -22/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lista Serbe të hënën edhe një herë kërcënoi se do të largohet nga institucionet e Kosovës nëse “nuk arrihet një zgjidhje kompromisi për targat dhe dokumentin e hyrje-daljes të Kosovës”.

“Së pari ne politikanët, e pastaj të gjithë me radhë, edhe prokurorët, edhe gjyqtarët, edhe policia”, tha Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, gjatë një fjalimi për media të caktuara serbe në veri të Kosovës.

 “Në këtë mënyrë do të ketë një shpërbërje totale të dialogut të Brukselit”, shtoi ai.

Lista Serbe ripërsëriti se i ka dhënë mbështetje të plotë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të gjetur një zgjidhje kompromisi në 10 ditët e ardhshme, por me garanci se nuk do të lejohet “persekutimi dhe pogromi” i popullit serb.

- Reklamë -

Beogradi zyrtar kundërshton vendimin e fundit të Kosovës për t’u lëshuar dokument për hyrje/dalje atyre që posedojnë dokumente serbe pas hyrjes në Kosovë. Ata posaçërisht janë kundër faktit që një gjë e tillë vlen për serbët në veri të Kosovës, ku janë katër komuna me shumicë serbe.

Serbia ka lëshuar një dokument të tillë për qytetarët e Kosovës që kur për këtë ishte rënë dakord në Bruksel mes dy palëve në vitin 2011. Përveç atij dokumenti, autoritetet kosovare kanë vendosur edhe që të gjitha automjetet me targa të lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës të riregjistrohen në ato të Republikës së Kosovës – RKS. Veturat me targa të tilla si KM, PR e të ngjashme deri më tani kanë lëvizur vetëm në veri.

Për shkak të vendimeve të tilla, serbët në veri ngritën barrikada në këtëpjesë para fillimit të zbatimit të tyre më 1 gusht, për t’i hequr ato pasi Qeveria e Kosovës e shtyu zbatimin për një muaj.

Në takimin e javës së kaluar mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel, nuk u arrit marrëveshje për këtë çështje. Serbia kërkoi që lëshimi i dokumentit të Kosovës të mos vlejë për qytetarët në veri të Kosovës dhe që automjetet të riregjistrohen me targa status-neutrale, KS, në vend të RKS.

Vuçiq tha në konferencën e së dielës se Kosova e refuzoi një gjë të tillë, por shtoi se në 10 ditët e ardhshme do të kërkojë një zgjidhje kompromisi.

Në mars të këtij viti, presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se, edhe një herë ka “penguar” daljen e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës. Kësaj radhe, arsyeja për “gatishmërinë” e tyre për të braktisur këto institucione është, siç kanë thënë ata, “terrori që po kalojnë” dhe për shkak se Prishtina zyrtare nuk po e lejon votimin në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe të 3 prillit.

Më 22 mars, Vuçiq u takua në Beograd me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët “jo vetëm që njëzëri i kërkuan që të largohen menjëherë nga institucionet, por edhe që 435 policë në veri të vendit, t’i lënë armët dhe të largohen nga policia rajonale”.

Megjithatë, Vuçiq tha se u kërkoi atyre “durim, tolerancë dhe të numërojnë deri në dhjetë”. Daljen nga institucionet e Kosovës Rakiq kishe paralajmëruar edhe një ditë para zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat u mbajtën më 17 tetor të vitit të kaluar.

Në konferencën për media, Rakiq kishte thënë se serbët e veriut të Kosovës do të largohen nga institucionet e të gjitha niveleve, nëse brenda një muaji nuk fillojnë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pra, në veri nuk do të ketë njerëz në institucionet e Prishtinës”, ishte shprehur Rakiq. Asociacioni do të duhej të bashkonte dhjetë komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, si rezultat i marrëveshjes së Brukselit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Lexo po ashtu:

Rakiq: Vuçiq e ka mbështetjen e plotë të serbëve nga Kosova për një zgjidhje kompromisi

Gjithashtu lexoni:

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 22/08/2022 22/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë
19:50 -05/06/2026
LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?