Mërgimtari Kushtrim Bytyqi, i cili ishte arrestuar nga policia serbe të dielën në kufirin Kroaci – Serbi, është liruar.
Kështu tha avokati i familjes Bytyqi, Xhevdet Smakiqi.
Bytyqi po vinte në Kosovë nga Gjermania për festat e nëntorit.
“Ai është liruar para një ore dhe po vjen në Kosovë, siç më ka njoftuar familja Bytyqi. Ai ishte arrestuar pa asnjë arsye, apo të vetmen arsye pse është biri i një ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe e kishte në kuletë kartën e veteranit të UÇK-së së babait të tij. Antkhi e frika prej më shumë se 30-orësh për familjen Bytyqi përbën padrejtësi”, ka thënë Smakiqi.


