KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lirohen të lënduarit nga aksidenti mes veturës së policisë e një taksie
Siguri

Lirohen të lënduarit nga aksidenti mes veturës së policisë e një taksie

Kosova News
Kosova News 20:53 -05/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Katër të lënduarit nga aksidenti i rëndë që ndodhi në mesnatë mes veturës së Policisë së Kosovës dhe të një taksie në Prishtinë, janë liruar nga Klinika Emergjente e QKUK-së pas trajtimit shëndetësor.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

 “Personat e aksidentuar ditën e djeshme me 4 janar 2026 janë paraqitur për trajtim mjekësor në Kliniken Emergjente te QKUK. Pas ekzaminimeve dhe ofrimit të trajtimit mjekësor gjendja e tyre shëndetësore është vlerësuar stabile nga mjekët. Te gjitha rastet e te aksidentuarve janë liruar nga klinika emergjente e QKUK-së”.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se ende nuk dihen shkaqet se si ka ardhur deri tek aksidenti, por që janë duke mbledhur edhe pamje nga kamera të tjera si prova lidhur me këtë rast.

Njohës të komunikacionit e vlerësojnë shqetësues numrin e aksidenteve në trafik.

“Në kushte të dimrit mund t’i parandalojmë aksidentet në komunikacion duke zhvilluar shpejtësinë e sigurisë në bazë të kushteve të krijuara, duke mbajtur distancën e sigurisë dhe duke respektuar përparësitë e kalimit në bazë të rregullave të caktuara”, tha Nol Deda, ekspert i komunikacionit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në 24 orët e fundit janë regjistruar 52 aksidente trafiku.

Në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2 244 gjoba trafiku.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit

Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve

Tentim vrasja në Pejë: Zbulohet krejt çka gjeti Policia, kapen mbi 100 fishekë

Kosova News 05/01/2026 05/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?