Prokuroria ka njoftuar se katër personat që janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit janë liruar.
Sipas prokurorisë lirimi i tyre ka ndodhur pas për të njëjti nuk ka pasur “provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”.
“Të nderuar, Ju njoftojmë se katër (4) perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë së Kosovës.
Në mbrëmjen e kësaj të hënëje janë arrestuar edhe dy persona në Banjskë të Zveçanit.
Këtë r e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
Personat e arrestuar dyshohen për armëmbajtje pa leje.
Elshani, ka bërë të ditur se do të hetohet nëse të arrestuarit kanë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës të dielën.


