KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lihen në burg nënë e bir, vodhën qindra mijëra euro në banesën e një ish-zyrtareje të Shqipërisë
Rajon

Lihen në burg nënë e bir, vodhën qindra mijëra euro në banesën e një ish-zyrtareje të Shqipërisë

Kosova News
Kosova News 12:13 -09/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kanë dalë sot para gjykatës, Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir, të cilët akuzohen për vjedhjen e parave në banesën e një ish-zyrtareje të lartë shtetërore, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Nënë e bir, u lanë në burg këtë të hënë, pasi grabitën shtëpinë e Alda Klosit, e cila ka qenë drejtoreshë e koncensioneve në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga Arben Ahmetaj dhe më pas shefe kabineti e Ministrisë së Rindërtimit.

E akuzuara është shfaqur shumë e rënduar emocionalisht, mes lotëve dhe kokulur gjatë seancës gjyqësore, kurse djali i saj ishte më i qetë.

Policia e Tiranës tha se shuma në cash bashkë me bizhuteritë e grabitura në banesën në Rrugën e Kosovarëve në Tiranë, arrin shumën e 120.000 eurove.

Por në asnjë rresht të njoftimit nuk thuhej se kujt i përkiste banesa e grabitur, duke fshehur kështu identitetin e të grabiturës, ish-drejtoreshës së koncensioneve kur Arben Ahmetaj ishte ministër i Ekonomisë.

Do të jenë hetimet e mëtejshme të cilat do të zbulojnë, arsyen  se përse Alda Klosi një punonjëse me rrogë shteti,  kishte në shtëpi para cash të padepozituara në bankë.

Për momentin mbetet e paqartë nëse kjo shumë e konsiderueshme monetare vjedhur në shtëpinë e Alda  Klosit ishte e deklaruar apo jo siç e kërkon ligji për nëpunësit civil.

Burime policore që po hetojnë ngjarjen i thanë Top Channel se kanë nisur verifikimet ndaj Alda Klosit për të dhënë sqarime se kush ishte burimi i shumës së parave të grabitura në shtëpinë e saj.

Policia e Tiranës ditën e arrestimit të Rozeta Dobit, e cila punonte si pastruese në banesën e Alda Klosit dhe të djalit bashkëpunëtor në vjedhje tha se u sekuestroi mbi 8 milionë lekë,  të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Sakaq policia e Tiranës ka dyshime se Rozeta dhe Havier Dobi, janë të përfshirë në të paktën 4 grabitje të tjera.

Nga rikontrolli i banesës së Rozeta dhe Havier Dobit paraditen e së dielës policia thotë se në tubin e aspirarorit gjeti të fshehura 404 mijë e 800 euro dhe 8.500 dollarë.

Të dhënat e deritanishme nga hetimi sugjerojnë se Rozeta Dobi krahas shtëpisë të Alda Klosit kujdesej edhe për shtëpitë e disa zyrtarëve  të tjerë të Ministrisë së Financave.

Sekuestrohen 405 mijë euro dhe 8500 dollarë në banesë nga policia shqiptare –  arrestohen nënë e bir

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 09/01/2023 09/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?