Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në platformën “X” e konsideroi të mirëpritur koordinimin Kosovë-BE për “Ligjin për të Huajit”, ndërsa kërkoi nga Brukseli heqjen e masave ndëshkuese.
“Mirëpresim koordinimin Kosovë-BE për Ligjin për të Huajt. Shpërbërja e strukturave paralele është një punë e vështirë. BE-ja duhet t’i përgjigjet këtij guximi duke hequr masat ndëshkuese dhe duke e çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim”, tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se “një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e vetë Evropës”. (A2 Televizion)



