KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lidhja e Listës Serbe me grupin që kreu sulmin terrorist – Nuk e dënon aktin, por shpall tri ditë zie për sulmuesit serbë të vrarë
Politikë

Lidhja e Listës Serbe me grupin që kreu sulmin terrorist – Nuk e dënon aktin, por shpall tri ditë zie për sulmuesit serbë të vrarë

Kosova News
Kosova News 09:25 -26/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia më e madhe serbe në Kosovës, Lista Serbe deri më tani nuk ka reaguar lidhur me sulmin terrorist që u bë nga një grup i serbëve të uniformuar ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë një polic dhe tre të tjerë u plagosën.

Përkundër thirrjeve edhe nga diplomatë perëndimore për dënim të këtij sulmi vrastar, Lista Serbe ka heshtur, por me veprimin e sotëm ka treguar lidhjen e saj me grupin terrorist.

Lista Serbe ka deklaruar tri ditë zie për vdekjen e tre sulmuesve serbë të cilët u vranë në Banjskë pasi sulmuan Policinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Lista Serbe e ka quajtur ngjarjen tragjike.

Sipas njoftimit, “në mjediset serbe në territorin e Kosovës do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese të organizuara nga organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale dhe flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë”.

“Në emër të Listës Serbe dhe popullit serb nga Kosova.M, i shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, ka thënë LS-ja.

Të dielën nga sulmuesit serbë është vrarë një polic i Kosovës dhe janë plagosur tre të tjerë, njëri nga ta me armë zjarri.

Ndaj Listës Serbe dje ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde.

Ai në një postim në platformën “X” ka shkruar se kur Lista Serbe do ta ndalë këtë heshtje.

“Si e gjithë bota përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë të tronditur dhe dënuan ngjarjen e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Serbe do ta ndalë heshtjen dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrastar ndaj Policisë së Kosovës”, ka shkruar Rohde.

Heshtja e Listës Serbe për sulmin terrorist në veri – reagon ambasadori gjerman: A do të na bashkohen në dënimin e këtij sulmi vrastar?

Ndërkaq Policia e Kosovës pas këtij akti ka ndërmarrë një aksion të madh dhe ka shpartalluar grupin terrorist serb.  Pasi terroristët nuk janë dorëzuar gjatë shkëmbimit të zjarrit Policia e Kosovës i ka vrarë së paku tre prej tyre, disa i ka plagosur dhe arrestuar, kurse disa kanë ikur dhe po trajtojnë plagët në Novi Pazar të Serbisë.

Pas aksionit, policia ka kryer kontroll më të detajuar në vendngjarje dhe ka gjetur e konfiskuar një arsenal të madh të armëve, uniformave dhe pajisjeve logjistike.

Policia e Kosovës tregon sa armatim ka konfiskuar në veri
FOTOGALERI – Gjithçka që Policia e Kosovës konfiskoi pas shpartallimit të grupit terrorist serb në veri
Kufoma e terroristit serb është gjetur qindra metra nga vendngjarja – në hyrje të pyllin që ndodhet afër

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Kosova News 26/09/2023 26/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?