KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Librat që ndërtojnë sjelljen pozitive dhe komunikimin në klasat fillore – komuniteti arsimor i Gjilanit shpreh vlerësime dhe sugjerime
Arsim

Librat që ndërtojnë sjelljen pozitive dhe komunikimin në klasat fillore – komuniteti arsimor i Gjilanit shpreh vlerësime dhe sugjerime

Kosova News
Kosova News 12:22 -16/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komiteti i Arsimit në Komunën e Gjilanit ka organizuar të martën një tryezë diskutimi për librat e ciklit fillor të botuara nga tri mësimdhënëse – Vlora Jakupi, Yllka Behluli dhe Gëzime Bllaca-Sahiti.

Ky takim kishte për qëllim mbledhjen e vërejtjeve dhe sugjerimeve nga pjesëmarrës të shumtë nga fusha të ndryshme lidhur me tekstet mësimore “Edukimi dhe Komunikimi” për klasat I-V.

Në një fjalë rasti, drejtoresha e shkollës fillore “Nazmi Hoxha” në Gjilan, Blerina Gashi, theksoi se shkollat e sotme nuk janë thjesht vende të dijes, por hapësira jetike për zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve.

Më tej, Gashi e fokusoi diskutimin e saj konkretisht në librat “Sjellja dhe Edukimi 1, 2, 3”, si dhe “Edukimi përmes Lojës 4, 5”. Ajo nënvizoi rëndësinë e këtyre librave, të cilët, sipas saj, janë mjete të domosdoshme për mësimdhënësit, edukatorët dhe prindërit që synojnë të ndërtojnë një kulturë pozitive në klasë dhe të rrisin fëmijë emocionalisht të qëndrueshëm.

Gashi shtoi se këta libra ndihmojnë në integrimin e inteligjencës emocionale, e cila, sipas saj, është thelbësore në procesin edukativ për ndërtimin e një klime të sigurt dhe të balancuar për çdo nxënës.

“Sjellja dhe Edukimi 1, 2, 3” janë libra që ndihmojnë në kuptimin dhe menaxhimin e sjelljes përmes qasjeve të buta, por të strukturuara, duke përfshirë elemente si vetëdija emocionale, vetëkontrolli dhe empatia”, tha Gashi.

Ndërsa për librat “Edukimi përmes Lojës 4, 5”, Gashi theksoi rëndësinë e tyre të veçantë, pasi përmes lojës dhe aktiviteteve të strukturuara, fëmijët zhvillojnë komunikimin, bashkëpunimin dhe ndjeshmërinë mes njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komitetit për Arsim në Gjilan, znj. Ardhëmrie Musliu, tha se të pranishmit nxorën disa konkluzione të përgjithshme nga diskutimi mbi këto libra.

“1. Disiplina dhe rregulli janë thelbësore në edukim, duke krijuar një ambient të qëndrueshëm për të nxënë. 2. Zhvillimi i vetëbesimit te nxënësit vjen përmes inkurajimit, përgjegjësisë dhe përfshirjes aktive në mësim. 3. Komunikimi etik dhe mirëkuptimi midis mësimdhënësit dhe nxënësit janë çelës për një klimë pozitive në klasë”, tha Musliu.

Ndërkaq, tri autoret e librave shprehën falënderim të veçantë për kryesuesen e Komitetit për Arsim, Ardhëmrie Jakupi, Musliu, Ismajl Kurteshi – asambleist, si dhe për Kryetarin e Kuvendit Komunal, z. Kushtrim Kadriu, për mbështetjen dhe bashkëpunimin në organizimin e kësaj tryeze.

Po ashtu, ato falënderuan të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në këtë diskutim me vlerë. 

Gjithashtu lexoni:

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë në Kosovë, marrin pjesë 23 mijë nxënës

Kosova News 16/07/2025 16/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
09:49 -08/07/2026
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla
08:51 -08/07/2026
Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave
08:49 -08/07/2026
Elezi: Sot KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të 7 qershorit
08:47 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?