KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Liberalizimi i vizave për Kosovën sot në rend dite në BE
Politikë

Liberalizimi i vizave për Kosovën sot në rend dite në BE

Kosova News
Kosova News 08:21 -13/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot Grupi Punues në kuadër të Këshillit Evropian do të nisë procedurat për liberalizimin e vizave. Futja e Kosovë në agjendë nga Presidenca Çeke, po shihet si hap shumë i rëndësishëm dhe pozitiv.

Tema e liberalizmit të vizave për Kosovën është vendosur në tavolinën e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian. Lajmi është konfirmuar edhe nga Zyra e Qeverisë së Çekisë.  

“Temë, e liberalizmit të vizave për Kosovën, do të diskutohet sot, më 13 tetor”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Çekisë.

Përfshirja në agjendë po nënkuptohet edhe si vendim pozitiv për vendin tonë. Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog, në një intervistë për Radio Kosovën, duke mos dhënë data se kur mund të  ndodhë liberalizimi, ka thënë se është mesazh i fortë që liberalizimi është futur në agjendë të Këshillit të Ministrave.

- Reklamë -

“Është e rëndësishme që Presidenca Çeke e ka vënë në agjendë të Këshillit të Ministrave dhe ky është një mesazh i fortë që mund të arrihet një pajtim për ta bërë liberalizimin e vizave. Por më duhet ta theksoj që ku takimi i 13 tetorit është vetëm takim i grupit punues, pra, është takim në nivel ekspertësh, të cilët diskutojnë të dhënat që i janë ofruar nga Komisioni Evropian”, ka deklaruar për Radio Kosovën, Szunyog.

Edhe njohës të  marrëdhënieve ndërkombëtare e vlerësojnë të rëndësishme diskutimin për vizat. Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka thënë se edhe pse Kosova është në agjendë, vendimi për liberalizimin është politik.

“Më rëndësi është që të futet në agjendë që të lëvizin procedurat teknike, mandej vendimi politik është në dorë të Këshillit të Ministrave, respektivisht Francës dhe Gjermanisë”, është shprehur Arifi.

Profesori i shkencave politike në Paris, Nezir Kraku, tha për Radio Kosovën se pret që çështja e liberalizimit të vizave të mbyllet shpejt.

“Është mirë që në Presidencën Çeke është rikthyer kjo temë. Unë pres që tema e vizave do të mbyllet relativisht shpejt, nëse jo në fund të këtij viti,  para pranverës të mbyllet, sepse është vetëm temë teknike, pasi Kosova ka kohë që i ka plotësuar kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave qe disa vite”, ka thënë Kraku.

Zyrtarë të BE-së besojnë se tani ekziston moment pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke shtuar se ky proces duhet të finalizohet brenda disa muajve. Nëse arrihet pajtueshmëri, liberalizimi i vizave do të vlejë për bartësit e pasaportave biometrike të Kosovës. Përveç vendeve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mundë të lëviznin edhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn.

Gjithashtu lexoni:

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kosova News 13/10/2022 13/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?