Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë patrullimit në segmentin e autostradës Veternik – Bresje ka hasur një automjet, i cili ishte duke lëvizur në kahje të kundërt.
Për këtë shkak, Policia e Kosovës e ka dënuar me 300 euro dhe 3 pikë negative e 1 vit ndalim të drejtimit të mjetit me veprim motorik, personin i cili është kapur duke lëvizur në kahje të kundërt në autostradë.





