KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lëvizja Vetëvendosje bën thirrje të votohet kundër të djathtës ekstreme në Francë
Politikë

Lëvizja Vetëvendosje bën thirrje të votohet kundër të djathtës ekstreme në Francë

Kosova News
Kosova News 08:30 -29/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje, parti në pushtet në Kosovës, ka bërë thirrje që të votohet kundër të djathtës ekstreme në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Francë, të cilat do të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik.

Sipas LVV-së, fitorja e së djathtës ekstreme jo vetëm që do të rrezikonte rizotimin e Bashkimit Evropian për angazhim drejt zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, por sipas tyre, do të përhapte edhe më tej narrativat destruktrive të ekstremit të djathtë për Kosovën.

“Rezultatet e zgjedhjeve të fundit të mbajtura me 9 qershor në Bashkimin Evropian nuk ishin ato që do t’i donim për vetë vlerat e këtij bashkimi si liria, demokracia e barazia. Si pasojë e këtij rezultati, edhe Presidenti Francez Emmanuel Macron shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 30 qershor dhe 7 korrik 2024. Lëvizja VETËVENDOSJE! si subjekt socialdemokrat dhe si pjesë e famljes socialdemokrate evropiane (PES-it, Aleancës Progresive, Internacionales Socialiste) shpreh shqetësimin e saj mbi gjasat e fitores së një qeverie të udhëhequr nga e djathta ekstreme në Francë. Kjo do të rrezikonte jo vetëm rizotimin e Bashkimit Evropian për angazhim drejt zgjerimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor, por do të përhapte edhe më tej narrativat destruktive dhe dezinformatat e ekstremit të djathtë për Kosovën, në veçanti të ushqyer nga boshti Moskë-Beograd”, thuhet në komunikatën e kësaj partie në Facebook.

LVV-ja ka thënë se fitorja e së djathtës ekstreme do të ishte fatale për shoqërinë dhe vlerat e solidaritet në të gjithë Evropën. Por janë shprehur të bindur se populli francez do të reduktojë mbështetjen për këtë bllok.

“Në këto rrethana mbesim me shpresë që bashkimi i subjekteve të majta nën emrin ‘’Nouveau Front Populaire’’ do të triumfojë dhe do ta parandalojë fitoren dhe ardhjen në pushtet të së djathtës ekstreme, gjë që do të ishte fatale për shoqërinë dhe vlerat e solidaritetit dhe bashkëjetesës jo vetëm në Francë, por kudo nëpër kontinentin e Evropës. Jemi të bindur që, megjithatë, populli francez përmes zgjedhjeve dhe rrugëve demokratike do të reduktojë mbështetjen e këtij kërcënimi të ekstremit të djathtë. Për këtë gjë, si asnjëherë më parë, është e nevojshme dhe e domosdoshme bashkimi i të majtës socialdemokrate si e vetmja mundësi për të ruajtur vlerat që janë ndërtuar me mund dhe sakrificë, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. Pas triumfit mbi këtë kërcënim që vjen nga ekstremi i djathtë, është e domosdoshme që forcat politike progresiste jo vetëm në Francë por kudo në Evropë, të krijojnë vizione të reja që mbajnë shpresat dhe ruajnë vlerat demokratike për një të ardhme të përbashkët të të gjithë popujve e shteteve në Bashkimin Evropian, familje kjo ku aspiron të bëhet pjesë një ditë edhe Republika e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

Pavarësisht thirrjeve për mosvotim të ekstremit të djathtë, partia e Marine Le Pen dhe 28-vjeçarit Jordan Bardella janë favorit absolut për të marrë fitore historike në Parlamentin francez.

Presidenti Emmanuel Macron shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, pavarësisht se sondazhet po e vendosin në pozitë të pafavorshme.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen dy zyrtarë policorë, dyshohet se ndihmuan në një rast biznesmenin e arrestuar

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Kosova News 29/06/2024 29/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Moti sot me diell, pjeserisht i vranët
08:17 -22/06/2025
Gërmime në Dubravë, Haliti: Nuk gjenden mbetje mortore
00:02 -22/06/2025
Dita Kombëtare e Sllovenisë festohet në kampin e KFOR-it, në Prishtinë
23:20 -21/06/2025
Albanian Roots, mbahet parada shqiptare në New York
23:16 -21/06/2025
DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve
22:25 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?