KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Le ta propozojnë Vjosa Osmanin, edhe unë e kisha votu për presidente”, thotë Glauk Konjufca
Politikë

“Le ta propozojnë Vjosa Osmanin, edhe unë e kisha votu për presidente”, thotë Glauk Konjufca

Kosova News
Kosova News 10:28 -05/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca është deklaruar para media lidhur me situaten e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit. Konjufca, ka deklaruar se kandidatura e tij është propozuar nga VV-ja dhe se tani është radha e opozitës që të dalë me një propozim konkret nëse nuk e mbështet atë.

Ai tha se pyetja që ka munguar këto ditë është se kë do ta votonin partitë opozitare, përkatësisht PDK dhe LDK, nëse nuk e votojnë atë për postin në fjalë.

“Së pari ishte propozim i VV-së dhe tani duhet të ecim përpara. Versioni më i mirë është që edhe opozita ta bëjë propozimin e vet. Pyetja që po mungon këto dy-tre ditë është, nëse PDK dhe LDK nuk e votojnë Glauk Konjufcën, kë do ta votoni?”, tha Konjufca.

Ai shtoi se është i hapur të votojë edhe një kandidat tjetër nëse opozita del me një emër.

“Nëse e propozojnë ndonjë emër, ndoshta edhe unë e votoj. Por askush nuk po propozon. Jam shumë kureshtar të di kush është ai që ata do ta votonin nëse nuk jam unë, dhe që edhe VV-ja do ta votonte, në mënyrë që të mos shkojmë në zgjedhje”, u shpreh ai.
Konjufca tha se kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar dy takime me liderët e partive opozitare për këtë çështje. Sipas tij, nëse opozita nuk e mbështet kandidaturën e tij, atëherë duhet të dalë me një propozim të vetin.
“Ka shumë njerëz më të mirë se unë. Le ta propozojnë edhe Vjosa Osmanin apo këdo që dëshirojnë dhe unë vetë do ta votoja. Por ata nuk po duan të propozojnë. Nëse opozita nuk thotë asnjë emër, atëherë kjo është një përcaktim i qartë për të shkuar në zgjedhje nga ana e opozitës”, tha Konjufca

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kosova News 05/03/2026 05/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?