KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​LDK: Kontratat njëburimore masakër financiare e Qeverisë
Politikë

​LDK: Kontratat njëburimore masakër financiare e Qeverisë

Kosova News
Kosova News 12:55 -16/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës se me kontratat njëburimore ka bërë masakër financiare, pas ato janë bërë mekanizëm për hajnin e pushtetit. Ata në një konferencë për media, thanë se për tri vite, Qeveria ka dhënë 781 tender me negocim të drejtpërdrejt, vlera e të cilit është plotë 209 milionë euro..

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besjan Mustafa tha se negocimi i tenderëve bëhet sy me sy në mes zyrtarëve të ministrive dhe me përfaqësues të kompanive që ata zgjedhin.

“Vetëm 2.05 përqind janë si vazhdim i kontratave të mëhershme, 97.05 % janë të reja, saktësisht të vet kësaj qeveri. Këto janë kontrata ku nuk lejohet konkurrenca e lirë. Negocimi bëhet në katër sy nga zyrtarët e ministrisë apo vet ministrat dhe përfaqësuesit e kompanisë të cilit i garantohet një tender, pra të negociuara, të dakorduara në katër sy dhe natyrisht me një hapësirë të skajshme, të tmerrshme për keqpërdorim”, tha ai.

Ai shtoi se LDK ka kërkuar të enjten një seancë të jashtëzakonshme për kontratat e negociushme dhe pa tenderim por të zënë ngushtë dhe të paaftë për t’u ballafaquar me këtë çështje, deputetët dhe ministrat e Lëvizjes Vetëvendosje, e lëshuan sallën.

Mustafa ka përmendur disa nga ministritë për vitin 2021-2004 për tenderët me negocim të drejtpërdrejt.

“Në Ministrinë e Ekonomisë, duke përfshirë edhe ndërmarrjet publike që i raportojnë kësaj ministrie, kemi për këtë periudhë 151 kontrata të tilla në vlerë prej 124 milionë e 6673 euro. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme për këtë periudhë janë 33 kontrata të negociuara dhe dakorduara në katër sy në vlerë 25 milionë e 772 mijë e 698 euro. Në Ministrinë e Infrastrukturës e cila përfshinë edhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kemi 69 kontrata të tilla në vlerë prej 10 milionë e 5771 euro.

Në Ministrinë e Kulturës, 56 kontrata të tilla në vlerë prej 4 milionë 763391 mijë euro. Në Ministrinë e Drejtësisë, kemi 13 kontrata të tilla në vlerë prej 4 milionë 95729 euro. Në nivelin qendror kemi edhe një trend të kontratave, kontrata për sigurimin e objekteve në vend që të ishin kontrata me konkurrencë të lirë, kemi 74 kontrata në vlerë prej 9 milionë 539 mijë euro. Kontrata për ekspertë apo konsulentë, pra kaq e paaftë është kjo qeveri, kemi 35 kontrata të negociuara drejtpërdrejt në vlerë prej 1 milionë e 464 mijë euro. Kontrata për vetura me qera, katër kontrata në vlerë 434,592 euro”, tha ai, raporton kp.

Ai ka ftuar prokurorinë e shtetit të hetojë të gjitha këto raste nëpër ministri.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi u ndal te kërkesa e LDK-së në seancën e javës së kaluar.

“Pse nuk duroi pushteti, pse iku, sepse për tri vite i dha plotë 781 tender me negocim të drejtpërdrejt, vlera e të cilit është plotë 209 milionë euro. Pra kanë thirr biznese të cilat i kanë dashur vet, pa asnjë procedurë konkurruese, tenderuese, iu kanë dhënë tenderët. Është interesant se ndër vite ka shkuar duke u rritur kjo vlerë, pra duke filluar me 30 milionë euro në vitin e parë, në 70 milionë euro në vitin e dytë, për të përfunduar në 109 milionë euro në vitin e tretë, por kjo masakër financiare ka ndodhur me të madhe në KEK. Për ta kuptuar se këto kontrata njëburimore janë mekanizëm për hajnin nga ky pushtet, mjafton të shihni se nga 209 milionë euro që janë vjedhur në tender me negocim, rreth 100 milionë euro janë dhënë vetëm nga KEK-u, pra janë plotë 106 kontrata njëburimore“, tha ai.

Sipas tij, ky pushtet është zhytur në korrupsion nga koka deri në këmbë, pas asnjëherë deri tash nuk kanë ndodhur keqpërdorime të tilla. Ai shtoi se kanë blerë naftë, mazut, me “llafe”, duke i dhënë kontrata.

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës

Sulmi ndaj Iranit, Kurti: ShBA-ja, miku ynë special që duhet mbështetur

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Kosova News 16/03/2024 16/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
22:20 -22/06/2025
Trumpi: Iranit ia hoqëm bombën bërthamore nga duart
22:03 -22/06/2025
Sekretari britanik bën thirrje për shtensionim dhe zgjidhje diplomatike mes Iranit dhe Izraelit
21:33 -22/06/2025
Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë
21:11 -22/06/2025
Një 48-vjeçar humb jetën në Shalë të Drenasit
21:03 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?