KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LDK kërkon debat parlamentar për rritjen e çmimeve
Ekonomi

LDK kërkon debat parlamentar për rritjen e çmimeve

Kosova News
Kosova News 14:21 -13/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën lidhur me masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetarët të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale
Lidhja Demokratike e Kosovës me kohë ka propozuar reduktimin e akcizës në derivate dhe reduktimin e TVSH-së në produkte esenciale, gjersa sot çmimi i naftës po shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%.

Ka mbi një vit që çmimet e produkteve dhe shërbimeve në Kosovë kanë pësuar një rritje enorme. Ky inflacion, veçanërisht i theksuar tek produktet esenciale si ushqimi,

derivatet dhe energjia elektrike ka krijuar dhe vazhdon të krijojë vështirësi financiare për buxhetin e secilës familje kosovare, për secilin qytetar në Kosovë. Shtoj kësaj dhe faktin që niveli i përgjithshëm i pagave nuk ka ndonjë rritje të theksuar gjatë kësaj periudhe dhe situata rezulton e papërballueshme për qytetarët dhe familjet e vendit tonë.

Andaj, duke u bazuar në situatën e krijuar, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes Grupit Parlamentar, sot ka dorëzuar kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetarët të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale.

Prandaj me qëllim që të përkrahen qytetarët dhe familjet kosovare të përballen me rritjen e çmimeve, LDK kërkon nga Kuvendi i Kosovës t’i votojë këto rekomandime:

Të reduktohet akciza dhe norma e TVSh-së për derivate, për tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi të masës edhe për tre (3) muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.

Të zgjerohet lista e produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSh-së për tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi te masës edhe për tre (3) muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli: KRU Mitrovica merr nën kontroll fabrikën e ujit në Zubin Potok, ndalet veprimtaria ilegale

Drenasi mbetet pa ujë!

Gjykata refuzon padinë ndaj ZRRE-së kundër shtrenjtimit të energjisë

Bizneset e Kosovës kërkojnë shtyrjen e liberalizimit të energjisë, paralajmërojnë protesta

Ministria e Ekonomisë mbyll kompaninë paralele të ujësjellësit në Mitrovicën e Veriut

TAGGED: Ldk, rritja e çmimeve
Kosova News 13/06/2022 13/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi përjashton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen
23:11 -15/05/2025
Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje
22:55 -15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë
22:53 -15/05/2025
Putini refuzon të takohet me Zelenskyn
22:51 -15/05/2025
Policia konfiskohen 18 motoçikleta në Ferizaj
22:48 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?