KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LDK-ja solidarizohet me Zemajn: Sulmet ndaj përfaqësuesve të popullit përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të dinjitetit institucional
Lajme

LDK-ja solidarizohet me Zemajn: Sulmet ndaj përfaqësuesve të popullit përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të dinjitetit institucional

KosovaNewss
KosovaNewss 18:56 -24/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur sot gjatë një interviste publike, ku deputeti i saj, Armend Zemaj, është përballur me ofendime verbale nga një qytetar.

Në reagimin për media, LDK e ka cilësuar këtë akt si “të papranueshëm” dhe si “cenim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë personale të një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit dhe ndaj integritetit të institucioneve demokratike të vendit.”

 “Sulmet, qoftë verbale apo fizike, ndaj përfaqësuesve të popullit dhe zyrtarëve të LDK-së, përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të dinjitetit institucional dhe të kulturës demokratike mbi të cilën ndërtohet shteti ynë. Mendimi ndryshe është vlerë themelore e demokracisë, por shprehja e tij kurrë nuk mund të kalojë në fyerje apo dhunë”, thuhet në reagim.

LDK ka shprehur solidaritet të plotë me deputetin Zemaj dhe ka kërkuar nga organet e rendit dhe ligjit që të sqarojnë me përgjegjësi rrethanat e incidentit.

“Për LDK-në, respekti ndaj institucioneve dhe përfaqësuesve të tyre është respekt ndaj vetë shtetit dhe ndaj rendit demokratik. Kultura e debatit, e respektit dhe e dinjitetit duhet të mbizotërojë në jetën publike, si garanci e paqes shoqërore dhe e funksionimit demokratik të shoqërisë sonë”, përfundon reagimi i partisë.

Incidenti ndodhi gjatë një interviste publike, ndërsa deputeti Zemaj më vonë kërkoi falje publike për reagimin e tij në afekt, duke e cilësuar ngjarjen si moment të papritur dhe të provokuar.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve

Gjenden eshtra njeriu, dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar

Haxhiu sot mban konferencë për media

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

KosovaNewss 24/10/2025 24/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve
13:05 -24/07/2026
Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet
12:50 -24/07/2026
Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë
12:26 -24/07/2026
Inspektim në disa autoparkime në rajonin e Pejës, evidentohen shkelje të ndryshme
12:18 -24/07/2026
Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?
11:58 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?