KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Latifi paralajmëron masa kundër “kriminelëve që pasurohen në kurriz të pacientëve”
Shëndetësi

Latifi paralajmëron masa kundër “kriminelëve që pasurohen në kurriz të pacientëve”

Kosova News
Kosova News 09:01 -08/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kriminelë që merren me shëndetin e që përdorin sëmundjen e pacientit si mënyrë që të pasurohen në mënyrë të paligjshme i ka quajtur ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, të përfshirët në skandalin e abuzimeve me fondin për trajtim të pacientëve jashtë shtetit. Ministri ka paralajmëruar masa duke thënë se më “kjo s’do të kalojë”.

Në një intervistë për televizionin publik, Latifi ka thënë se “të gjitha rastet do të shikohen me mikroskop”.

KOHA ka nisur qe më shumë se një javë publikimin e serisë së hulumtimit për abuzimet me këtë program. Hulumtimi disamujor ka ngritur dyshime për keqmenaxhim e humbje të madhe të parasë në kurriz të pacientëve të sëmurë rëndë, e që s’gjejnë shërim në Kosovë. Hulumtimi zbardh raste kur faturat që vijnë nga spitalet, kryesisht në Turqi, janë më të shtrenjta se profaturat.

Familjet e pacientëve në shumicën e rasteve s’kanë qasje në fatura. Ka raste kur familjarë të pacientëve rrëfejnë për keqpërdorime e se si s’i kanë marrë trajtimet për të cilat shteti mori obligim e se si kanë paguar mjete shtesë për trajtim. Dy agjenci, nga rreth 10 sa lëshojnë profatura, janë nën pronësi të një personi të akuzuar për korrupsion. E borxhi i përgjithshëm mbahet fshehtë. Teksa Fondi në përgjigje zyrtare thotë se është më pak se 2 milionë euro, Qeveria thotë se është afër 10, Bordi Ekzekutiv në fund të vitit të kaluar ka përmendur shifrën prej 28 milionë eurove.

“Problemi kryesor është se ne si shtet s’kemi marrëdhënie bilaterale me një ose ma shumë shtete për trajtimin e pacientëve tanë. Ne s’mund t’i kemi të gjithë specialistët. Ka sëmundje të rralla e diagnoza që s’mund t’i kemi secilën ekspertizë dhe na duhet t’i dërgojmë për trajtim jashtë vendit. Por ne po i dërgojmë edhe me diagnoza rutinore për shumë arsye. Sepse ua kemi bë të mundshme dhe nën dy sepse u themi shkoni ku të doni. Pastaj janë aktivizuar disa struktura, disa që i shohim e disa që s’i shohim. Kjo është e tmerrshme. Kur kam shkuar te Fondi. Para se të shkoj kam pa disa ‘dyqane’ që merren me dërgimin e pacientëve jashtë. Pacienti s’e ka asnjë faj. S’ka faj hiq. Ne kemi faj, ne jemi fajtorë. Ju siguroj se krejt çka është e mundshme. Të gjitha këto raste, i gjithë ky proces ka për t’u shikuar me mikroskop. Kjo ka për t’u ndalur”, ka deklaruar Latifi.

Ai ka thënë se ende s’e ka ftuar Prokurorinë të merret me rastin sepse “ende po i mbledhim materialet”.

“S’mund të lejojmë që qytetarët tanë të jenë në mëshirën e kriminelëve që merren me shëndetin, që përdorin sëmundjen e pacientit si mënyrë që të pasurohen në mënyrë të paligjshme. Të gjitha provat që MSH-ja i siguron, do t’u dorëzohen organeve përkatëse. Përndryshe ne humbim kohë duke u marrë me përditshmëri përderisa kemi vrimë të jashtëzakonshme që po rrjedh mjete e po u shkakton dhimbje pacientëve”, ka thënë ai duke shtuar se “kushdo që është pjesë e kësaj, s’ka shansin të kalojë”.

Gjithashtu lexoni:

Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent

Presidentja Osmani kërkon nga partitë politike të gjejnë rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit

Dimal Basha kërkon hetim ndaj Sami Lushtakut: Askush nuk guxon ta kërcënojë Policinë e Kosovës

Osmani takon edhe Albert Kinollin për ngërçin në Kuvend

Maqedonci takon ministren e mbrojtjes të Luksemburgut: Presim mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në KE

Kosova News 08/06/2022 08/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
23:17 -03/07/2025
Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë
22:07 -03/07/2025
Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
21:46 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?