Ka filluar takimi në Bratislavë mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.
Në këtë takim po merr pjesë edhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Siç raporton RTK takimi mes tre i Kurtit me Borrellin e Lajçakut tashmë ka filluar.
Kurse mbajtjen e një takimi të tillë e ka konfirmuar më parë edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ai ka thënë se qëndrimi i Kurtit në Bratislavë do të jetë njëditor e ku do të marrë pjesë edhe në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale në Bratislavë-Globsec.


