KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori i ShBA-së: Nuk janë krijuar kushtet për zgjedhje në veri, siguria e qytetarëve është primare
Politikë

Ambasadori i ShBA-së: Nuk janë krijuar kushtet për zgjedhje në veri, siguria e qytetarëve është primare

Kosova News
Kosova News 10:22 -07/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka reaguar në lidhje me incidentet e djeshme në veri të Kosovës.

Ambasadori Hovenier tha se përdorimi i dhunës dhe frikësimi, duke përfshirë këtu përdorimin e mjeteve shpërthyese dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë.

Hovenier po ashtu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës.

Sipas Hovenier, siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioritet më i lartë, transmeton lajmi.net.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes si dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë.Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin, që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria dhe siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jenë prioritet më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të ushtrojnë përmbajtje”, deklaroi Hovenier.

Ndryshe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 18 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të vendit.

Disa grupe të qytetarëve serbë në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut kanë penguar dje hapjen e zyrave të Komisionit Qendror Zgjedhor, duke shkaktuar edhe incidente të shumta, por për fat të mirë pa pasojë në njerëz.

Ndryshe në lidhje me situatën e djeshme është deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili theksoi se bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës dhe se e dinë se po u vie fundi.

“Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato”,deklaroi Kurti.

“Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë”,shtoi ai.

Kryeministri tha gjithashtu se në katër komunat në veri të vendit nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë.

“Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë”,shtoi ai.

E gjithë kjo situatë u krijua pak ditë para përgatitjeve të fundit në lidhje me zgjedhjet në veri të Kosovës, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor.

Lidhur me incidentet e djeshme nga Policia e Kosovës është thënë se “persona, grupe dhe të dyshuar të maskuar dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës, duke përdorur mjete të rrezikshme, përfshirë këtu granata dore të prodhimit jugosllav”.

Situata u krijua gjatë kohës kur policia po i shoqëronte zyrtarët e KQZ-së  drejt hapjes së komisioneve komunale zgjedhore.

Sulmet në veri, reagon edhe ambasadori gjerman Rohde: E papranueshme, zero tolerancë ndaj dhunës

The United States condemns those who employed violence during yesterday’s incidents in northern Kosovo. Resorting to violence and intimidation, including use of an explosive device, and endangering lives is never an appropriate method of protest, under any circumstances. 1/2

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 7, 2022

Gjithashtu lexoni:

Sorensen diskuton me zyrtarët e lartë gjermanë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi

Kurti: Ambasadorët nuk i thërras për të folur për çështje të brendshme të Kosovës

Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me ekipet e kërkim-shpëtimit në Kosovë

Kurti: PDK-ja duhet të jetë në opozitë minimalisht edhe një mandat

Kurti: Glauku do të jetë në ekzekutiv, Albulena në legjislativ

Kosova News 07/12/2022 07/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Sorensen diskuton me zyrtarët e lartë gjermanë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi
23:02 -20/05/2025
Serbia po i huazon 1,9 miliard euro për blerjen e 12 avionëve “Rafale”
22:47 -20/05/2025
Kurti: Ambasadorët nuk i thërras për të folur për çështje të brendshme të Kosovës
22:23 -20/05/2025
Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me ekipet e kërkim-shpëtimit në Kosovë
22:13 -20/05/2025
Rama: Anëtarësimi në BE, mundësi historike
21:47 -20/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?