KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajm i mirë për çiftet që planifikojnë të kenë fëmijë – QKUK së shpejti ofron edhe shërbimin e Frytnimit të Asistuar Mjekësor
Shëndetësi

Lajm i mirë për çiftet që planifikojnë të kenë fëmijë – QKUK së shpejti ofron edhe shërbimin e Frytnimit të Asistuar Mjekësor

Kosova News
Kosova News 08:46 -16/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Për herë të parë në Kosovë shërbimi i Frytnimit të Asistuar Mjekësor do të ofrohet edhe në QKUK. Tashmë ky projekt ka marrë dritën e gjelbër nga ana e Ministrisë se Shëndetësisë. Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, thonë se janë të gatshëm për këtë shërbim, vetëm se presin të pajisen me aparaturë të nevojshme.

Për shumë çifte në Kosovë të cilët presin të kenë fëmijë, dhe në pamundësi për të kryer shërbimin e Frytnimit të Asistuar Mjekësor në spitale private, tani një mundësi e tillë pritet t’u ofrohet në QKUK në Klinikën e Gjinekologjisë.

Një qytetare, në kushte anonimiteti, ka folur për Radio Kosovën, se ka shpenzuar në klinikat private shuma të mëdha për të kryer Frytnimin e Asistuar Mjekësor, që ndryshe njihet si IVF.

Qytetarja thotë se nëse do të fillonte në QKUK një shërbim i tillë, do të ishte një lehtësim  për të gjitha çiftet që duan të bëhen prindër.

“Unë personalisht kam shpenzuar shumë për këtë shërbim por që fatkeqësisht kam dështuar 3 herë e nëse bëhet në Gjinekologji, do ta  provoja që të heq merakun njëherë se edhe kostoja e shërbimit do të jetë më lirë se sa në privat”, tha ajo.

Drejtori i Klinikes se Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, thotë për Radio Kosovën se për këtë vit  e ka prioritet shërbimin e IVF-it dhe se po sa të pajisen me aparature të nevojshme, do të fillojnë më këtë shërbim.

“Ne stafin e kemi të gatshëm, janë të trajnuar një pjesë e ekipit dhe një trajnim kanë për të kryer edhe gjatë këtij viti. Reparti i IVF-t është i gatshëm dhe është punuar me standarde që kërkohen për një punë të tille. Tani po presim vetëm furnizimin me aparatura të nevojshme dhe besoj që këtë vit do të sillen mjetet e duhura që të fillojë puna”, tha ai.

Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë i kanë thënë Radio Kosovës se nga ky vit  do të fillojë të ofrohet ky shërbim. Përmes emailit ata nuk kanë dhënë detaje se kur pritet të bëhet pajisja me aparaturën e nevojshme për shërbimin e IVF-it.  

Ndërsa Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka thënë se janë kryer të gjitha investimet në infrastrukturë dhe po ashtu, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, presim që të sigurojmë edhe pajisjet e nevojshme.

Gjithashtu lexoni:

KQZ-ja përfundon numërimin

99.84% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe katër kuti

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Vetëvendosje fton qytetarët: Shihemi në orën 23 në shesh bashkë me Albin Kurtin

Kosova News 16/02/2023 16/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Ishte heroi i përmbysjes ndaj Barcelonës, Origi tërhiqet nga futbolli
16:54 -08/06/2026
Rrugës për në Kosovë, Hysaj dhe Shehu “bëjnë” gara me makina
16:30 -08/06/2026
Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës
16:04 -08/06/2026
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve
15:51 -08/06/2026
Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe
15:05 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?