KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LAJM I FUNDIT! Festivali “Sunny Hill”, rikthehet në Prishtinë
Kulturë

LAJM I FUNDIT! Festivali “Sunny Hill”, rikthehet në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 09:32 -20/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

 Përmes një deklarate të përbashkët të Ministrisë së Kulturës dhe Sportit dhe Qeverisë së Kosovës, është  bërë e ditur se festivali “Sunny Hill”, do të mbahet në Prishtinë më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

Ky është njoftimi i plotë i Ministrisë dhe Komunës:

Deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës (në emër të Qeverisë së Kosovës), Komunës së Prishtinës dhe Sunny Hill Festival.

Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë.

Institucionet qëndrore dhe lokale bashkarisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.

Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë.

Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.

Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë.

Gjithashtu lexoni:

Bislimi takon deputetët gjermanë, diskutojnë për integrimin evropian të Kosovës

Kërcënohet sërish presidentja Osmani: Do të vras ty dhe familjen tënde

Ky është 25-vjeçari që vdiq pasi ra nga kati i 13-të i hotelit “Grand” – Policia jep detajet

Specialja vendos: Nuk bie poshtë asnjë prej akuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Thellohet bashkëpunimi me NATO-n në fushën e sigurisë kibernetike – Osmani: Aleatë të besueshëm për vlerat demokratike

Kosova News 20/06/2022 20/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
21° _ 19°
71%
1 km/h
Thu
24 °C
Fri
31 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet me magnitudë 2.8 në Kosovë
23:27 -16/07/2025
Kurti: Studentët tanë tashmë kanë qasje të plotë në programet e BE-së dhe përfitime nga mobiliteti, bursat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar
23:11 -16/07/2025
Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra e ambasadores në UNESCO
22:47 -16/07/2025
Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh
22:19 -16/07/2025
Kaplohet nga zjarri një banesë në Prishtinë
21:56 -16/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?