KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajçak: Pa normalizimin e marrëdhënieve nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën dhe Serbinë
Politikë

Lajçak: Pa normalizimin e marrëdhënieve nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën dhe Serbinë

Kosova News
Kosova News 23:11 -19/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë mungon presioni për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e pa këtë normalizim, sipas tij, nuk ka të ardhme evropiane.

Ai në një intervistë për N1 të Sarajevës ka folur, mes tjerash, edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Lajçak në një takim ndërkombëtar të ‘Miqve të Ballkanit Perëndimor’, ka thënë se rajoni ndodhet në një momentum të ri, që sipas tij është krijuar nga agresioni i Rusisë mbi Ukrainën, që ka ndikuar në zgjimin e BE-së nga vetëkënaqësia.

 “Ballkani Perëndimor është tani në një momentum të ri. Momenti u krijua nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës kur Bashkimi Evropian, do të thosha, u zgjua pas vitesh vetëkënaqësie, duke kuptuar se ne nuk mund ta lëmë rajonin përgjithmonë në proces.

Ndërkaq i pyetur për problemet kryesore që karakterizojnë dialogun mes Kosovës e Serbisë, Lajçak tha se problemi kryesor është se procesi duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve, derisa shtoi se nuk ndiejmë përpjekjen, presionin për normalizim nga ana e shoqërive, as në Serbi e as në Kosovë.

 “Epo, problemi kryesor është se procesi duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve…Pra, problemi është se ky është një proces që është bërë i mundur nga BE-ja, por ne nuk e ndjejmë përpjekjen, presionin për normalizim nga ana e shoqërive, as në Serbi e as në Kosovë. Pra, ne kemi një marrëveshje që nuk e kemi pasur kurrë më parë, Marrëveshja e Ohrit, e cila është një rrugë e qartë. Por ajo që kam dëshmuar gjithashtu është se sa herë që dy liderë, presidenti Vuçiq, kryeministri Kurti, bien dakord për disa hapa drejt normalizimit, ajo përballet me kritika në shoqëritë e tyre. Prandaj, është e qartë se elementi më i rëndësishëm për të përfunduar këtë proces është të ndihmojmë shoqëritë të kuptojnë se pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre nuk ka të ardhme evropiane për to”, tha, mes tjerash Lajçak.

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Kosova News 19/04/2024 19/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike
20:41 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?