Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se në një video-konferencë ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Lajçak ka thënë se me Bislimin ka diskutuar për një listë të çështjeve të dialogut Kosovë – Serbi.
“Pati një video-konferencë të detajuar me First DPM, Besnik Bislimi sot në një listë të çështjeve të Dialogut. U ra dakord për vazhdimin dhe hapat e mëtejshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën X.


