KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajçak: Besoj që Kurti nuk do ta fusë Kosovën në rrezik të izolimit
Politikë

Lajçak: Besoj që Kurti nuk do ta fusë Kosovën në rrezik të izolimit

Kosova News
Kosova News 19:46 -22/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se beson se kryeministri Albin Kurti nuk do ta çojë Kosovën drejt një rreziku të izolimit. Këtë koment, sllovaku e dha kur u pyet nga media italiane “La Stampa” se a ka dikush që mund ta frenojë kryeministrin kosovar.

Lajçak pretendon se edhe se SHBA-ja janë me një linjë me BE-në, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, dhe sipas tij edhe Kurti e di këtë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë saktësisht në linjë me ne. Ai [Kurti] e di. E di se cilat janë pritjet. E di që për Kosovën është ekstremisht e rëndësishme të ketë një mbështetje të fortë ndërkombëtare, sepse pikërisht një gjë të tillë Kosova e ka gëzuar nga fillimi. Nuk kam dyshim që [Kurti] do të jetë mjaftueshëm i përgjegjshëm që të mos e fusë vendin e tij në rrezik të një izolimi. Kështu ai po nxjerr përfundimet e duhura”, ka deklaruar Lajçaku.

Mediumi italian e ka pyetur Lajçakun edhe mbi strategjinë e tij për dialogun në muajt në vijim, ndërsa ai është përgjigjur: “Para se gjithash, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet. Bashkimi Evropian e lehtëson procesin. Është shumë e rëndësishme që të niset para zgjedhjeve evropiane, sepse më pas Bashkimi Evropian do të hyjë në një periudhë të tranzicionit. Pastaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shkojnë në zgjedhje. Nuk do të jetë ky momenti për të marrë vendime”.

Në intervistë, sllovaku u pyet edhe rreth Serbisë e cila vazhdon t’i ushqejë marrëdhëniet me Rusinë duke e sfiduar kështu edhe me takimin e fundit të Ministrit të Jashtëm serb, Daçiq, me homologun e tij rus, Lavrov.

“Natyrisht, kjo gjë ka një ndikim në përshtypjen sesi qëndron pozicioni i Serbisë. Me luftën në Ukrainë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës çështjet e përafrimit me politikën e jashtme të BE-së dhe me sanksionet janë bërë shumëfish më të rëndësishme. Shumë shtete janë duke e vlerësuar përparimin e bërë nga Ballkani Perëndimor me dioptrinë e konfliktit në Ukrainë. Serbia është para një mëdyshjeje dhe i takon të nxjerrë përfundimet e duhura. Nëse do të përparojë, e di se çfarë presim”, tha Lajçak.

I pyetur konkretisht, se në katër muajt e ardhshëm, cilat janë pikat që do të provojë BE-ja t’i bindë Prishtinën dhe Beogradin t’i pranojnë ato, emisari evropian u përgjigj kështu: “Nuk jam akoma i sigurt që do t’i pranojnë, por duhet të na thonë që nuk i pranojnë. E atëherë ne vetëm kemi humbur kohë. Filozofia është që ju e bëni pjesën e juaj dhe unë e bëj timen”.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

Kosova News 22/03/2024 22/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?