KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ky është gjakovari që u arrestua dje nga policia serbe, prokuroria e Serbisë ia sajon brenda dite një akuzë për kinse krime lufte  si pjestar i UÇK-së
Siguri

Ky është gjakovari që u arrestua dje nga policia serbe, prokuroria e Serbisë ia sajon brenda dite një akuzë për kinse krime lufte  si pjestar i UÇK-së

Jeton Sopa
Jeton Sopa 18:38 -18/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

KosovaNews pak më parë raportoi për një qytetarë të Kosovës nga Gjakova  i cili u arrestua dje nga policia serbe në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë.

Bëhet fjalë për Sadik Durakun nga fshati Damjan i Komunës së Gjakovës i cili jeton në Angli. Duraku po vinte nga Anglia në drejtim të Kosovës dhe përderisa ka kaluar kufirin Hungarez është ndalur për tu marrë në pyetje nga policia kufitare serbe.
KosovaNews ka kontaktuar me një familjar të Sadik Durakut i cili ka dhënë detaje më të hollësishme rreth këtij rasti.
“Po unë jetoj në Kroaci dhe mua dje më ka  thirrë një avokat i shtetit nga Serbisa dhe më kanë informuar se është ndalur daja im nga policia e Serbisë dhe  ma kanë dërguar edhe një letër duke më thënë se ai akuzohet për krime lufte. Ata më kanë thënë se nesër daja im e ka seancën gjyqësore në Beograd dhe  unë tash jam duke u angazhu me marrë një avokat këtu në Kroaci sepse nuk ju besoj avokatëve serb” tha ndër të tjera familjari i të arresuarit.

Nipi i tij tha se daja i tij Sadik Duraku që nga paslufta ka udhëtuar me dhjetëra herë nëpër Serbi dhe asnjëher nuk ka pasur problem.


Në letrën e ndalimit thuhet se Sadik Duraku “është i dyshuar për kryerjen e veprës penale kundër popullatës  civile në atë mënyrë, ka arsye të dyshohet se, gjatë vitit 1999, një pjesëtar i UÇK-së ka rrahur, ngacmuar fizikisht dhe psikologjikisht dhe ka grabitur popullatën civile në zonën e Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës”.
Ky vendim është nënshkruar nga prokurori publik serb për krime të luftës Vasilija Sarakliq.

Në datat e hartimit të kësaj akuze nga ana e prokurorisë serbe shihet qartë që gjithçka është e inskenuar brenda dite ashtu siç di të bëj shteti serb në vazhdimësi skenare të tilla ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Policia serbe në kufirin Serbi-Hungari dje arrestoi  dhe po e mban në paraburgim një qytetar nga Gjakova

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

KQZ: Numërimi i votave të përfaqësive diplomatike mbyllet sot, po vazhdon numërimi i atyre me postë

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronik, merr disa vendime

Jeton Sopa 18/04/2024 18/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kanadaja, rregulla të reja për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
12:07 -13/06/2026
Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%
11:47 -13/06/2026
“Më ngatërruan me një person tjetër”, 30-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke
11:07 -13/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.52€, benzina 1.39€
10:48 -13/06/2026
Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër
10:29 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?