Policia serbe dje i bllokoi kufijtë për qytetarët e Kosovës të cilët po kalonin nëpër Serbi kjo si shenjë hakmarrje për votimin e Asambles Parlametare për pranimin e Kosovës në KE.
Qindra qytetarë u maltretuan duke u bllokuar për më shumë se 20 orë në pikat kufitare serbe.
Sipas Burimeve të KosovaNews dje është arrestuar edhe një shtetas i Kosovës nga Gjakova S.D. i cili po udhëtonte me veturë nga Anglia për në Kosovë. Ai është ndalur në kufirin përderisa po hynte nga Hungaria në Serbi.
Sipas Burimeve të KosovaNews qytetari me inicialet S.D. tashmë është dërguar në Beograd dhe nesër pritet të dal para gjykatës.
Kosovanews pas pak do të jap detaje me shumë rreth këtij rasti…