KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kuvendi i miraton propozimet e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të energjisë
Politikë

Kuvendi i miraton propozimet e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të energjisë

Kosova News
Kosova News 14:34 -03/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe pse partitë opozitare kanë lëshuar punimet e seancës, Kuvendit të Kosovës me shumicë votash ka miratuar propozimet e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente të energjisë

Vazhdimi i masave emergjente është bërë me votimin për nga 61 deputetë të Kuvendit, ndërsa nuk ka qenë asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kuvendi i Kosovës i ka shtyrë punimet deri tani, pasi nuk pati numrat ta votojë vazhdimin e masave emergjente të energjisë.

Në fakt, seanca është shtyrë pasi një pjesë e deputetëve të mazhorancës kanë qenë në Komision për votimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe për këtë arsye kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar deklarimin e grupeve parlamentare nëse do ta votojnë këtë pikë të rendit të ditës apo do të jetë i detyruar ta shtyjë seancën.

- Reklamë -

Pos deputetes Albena Reshitaj të AAK-së, të gjithë deputetët opozitarë lëshuan sallën e Kuvendit, duke mos krijuar kushte për vazhdim të seancës. Edhe në ulëset e deputetëve të pushtetit ka mungesa.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi se roli i tij nuk është të bllokohen punimet, derisa shtoi se nëse është e mundshme, të vazhdohet të hënën me seancë.

Së fundmi, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime të energjisë, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën dhe çmimit të shtrenjtë të importit të rrymës. Ekzekutivi u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kursejnë rrymën gjatë dimrit, në mënyrë që niveli i reduktimeve të ulet.

Po ashtu, Qeveria së fundmi miratoi një vendim që i obligon institucionet publike, qendrore e lokale, si dhe të gjitha ndërmarrjet publike që të jenë “racionale në konsumim të energjisë” – me fokus të veçantë te ngrohja dhe ndriçimi.

Ndërkaq, më 20 shtator, Kosova ndaloi eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit që përdoren si lëndë djegëse.

Edhe Kosova është prekur nga kriza energjetike që ka mbërthyer Evropën. Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B mund të prodhojë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, gjatë dimrit, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë./KosovaNews/

Vonesa në fillimin e seancës, opozita lëshon sallën – deputetet e shumicës në pritje për të nisur punimet

Gjithashtu lexoni:

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kosova News 03/10/2022 03/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?