Ales Bialiatski është një aktivist i shquar bjellorus i të drejtave të njeriut, i cili aktualisht po mbahet në burg pa gjyq.
Bialitski, 60 vjeç, është themeluesi i Qendrës për të Drejtat e Njeriut “Viasna” të vendit, e cila u krijua në 1996 në përgjigje të një shtypjeje brutale të protestave në rrugë, nga udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.
Viasna ofroi mbështetje për demonstruesit e burgosur dhe familjet e tyre, duke dokumentuar përdorimin e torturës kundër të burgosurve politikë nga autoritetet bjelloruse, shkruajti BBC-ja të premten.
“Ai i ka kushtuar jetën e tij promovimit të demokracisë dhe zhvillimit paqësor në vendin e tij”, ka thënë kryetarja e Komitetit norvegjez të Nobelit, Berit Reiss-Andersen, duke shpallur të premten tre fituesit e çmimit Nobel për Paqe të këtij viti.
Bialitski kaloi tre vjet në burg pasi u dënua për akuzat për evazion fiskal që ai gjithmonë i ka mohuar në vitin 2011.
Ai u arrestua përsëri në vitin 2020 pas protestave masive mbi ato që opozita thotë se ishin zgjedhje të manipuluara në Bjellorusi që e mbajtën Lukashenkon në pushtet.
“Pavarësisht vështirësive të jashtëzakonshme personale, Bialiatski nuk ka dhënë asnjë centimetër në luftën e tij për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Bjellorusi”, ka thënë komiteti.
Pak para arrestimit të tij dy vjet më parë, Bialitski shkroi në faqen e tij në Facebook se autoritetet bjelloruse “po veprojnë si një regjim pushtimi”.
ukashenko – i përshkruar në Perëndim si diktatori i fundit i Evropës, ka sunduar Bjellorusinë me një dorë të hekurt që nga viti 1994.
Ai ka lejuar presidentin rus Vladimir Putin, aleatin e tij të ngushtë, të përdorë territorin e Bjellorusisë për të nisur sulme me raketa vdekjeprurëse në Ukrainë dhe për të dërguar atje trupa tokësore dhe armatime ruse që nga dita e parë që filloi lufta në Ukrainë, më 24 shkurt.


