KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila: Ftesa për seancë erdhi pasi dështuan diskutimet për presidentin
Politikë

Kusari-Lila: Ftesa për seancë erdhi pasi dështuan diskutimet për presidentin

Kosova News
Kosova News 14:18 -21/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë e Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila tha se ftesën për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita e morën vetëm pas njoftimit se dështuan diskutimet për zgjedhjen e presidentit.

 “Disi edhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve e vendoset pas interesit se mos po arrijmë një marrëveshje e këtë e lëmë pastaj. Kjo në esencë e tregon edhe njëfarë josinqeriteti në raport me temat që po doni t’i diskutoni”, tha Kusari-Lila.

Derisa tha të ketë dëgjuar që gjatë diskutimeve deputetët opozitarë kanë hedhur akuza mbi emrin e saj, Kusari-Lila, tha se akuzat nuk i lehtësojnë ata nga përgjegjësia që kanë pasur.

“Unë uroj që juve iu bën të ndiheni me lehtë fakti që e zhvishni veten nga të gjitha përgjegjësitë tuaja të deritashme, e unë them e mbaj ‘kryqin e fajit’ në shpinë dhe e kam fajin për privatizimin, për koordinimin e Listën Serbe, e kam fajin për njehsorët, e kam fajin për çka të iu bije ndërmend, hiç nuk është problem nëse juve iu bën të ndiheni më lehtë, por në fakt kjo e vërtetë as nuk ndihmon qytetarin e as nuk u  lehtëson juve nga përgjegjësia juaj”, deklaroi ajo.
Derisa u kthye prapa në kohë, në 2 tetorin e vitit 2008, Kusari-Lila tha se ka qenë qeveria PDK-LDK që e kishte aprovuar vendimin për privatizimin e distribucionit të KEK-ut, për çka thotë se atë kohë njihej si sukses i tyre.

Gjithashtu, gjatë fjalës së saj, ministrja e MINTI-t tha se vendimi për liberalizimin e tregut te energjisë është marrë nga qeveria Mustafa në vitin 2016.

Ajo ka treguar për veprimet që po ndërmerren nga institucioni që drejton lidhur me rastet e fundit me njehsorët.

“Ministria që drejtoj ka Agjencinë e Metrologjisë, sipas kompetencave të veta ka marrë veprimet, e sot vlera e dënimeve ka mbërri përderisa po flasim afërsisht deri në 50 mijë euro dhe vazhdon më tutje. Njehsorët kanë dalë që  janë të skaduar nga viti 2015. Kush ka qenë në pushtet në vitin 2015?”, pyeti Kusari-Lila, derisa tha se  fokusi i debatit nuk po shkon drejt zgjidhjes për situatën e energjisë, por të gjuajtur gur, siç tha ajo se po i vjedhin qytetarët.

“Rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit nuk mund të zhbëhet. Duhet të mësoheni të jetoni ose në opozitë ose të shkoni në cikël zgjedhjesh të vazhdueshme, por të thirret seancë për energjinë e të referohen në emër në situata kur unë po vij këtu e po përgjigjem në secilën pyetje, është detyrë e imja të jem këtu, por është gjithashtu detyrë e secilit kur e thotë fjalën t’i qëndrojë prapa. E vërteta do pak kohë, do memorie institucionale”, vijoi ajo.

Kusari –Lila foli edhe për akuzat që tha se iu drejtuan për komunikim me Listën Serbe.

“Ju keni vendosur me u marrë vetë me krejt atë amulli e atë prodhim të informacionit që ka dalë. Për mua ajo është çështje që është sqaruar e bile aq larg ka shkuar sa unë personalisht e kam dërguar rastin për prokurori dhe kam kërkuar të bëjë superekspertizë. Është Prokuroria Themelore që e ka mbajtur 1 vit e nuk ka sjellë vendim e Specialja që për 3 javë e kthen përgjigjen e thotë ‘duket origjinal’. Mirë, por për tu dukur origjinal e keni bërë gjithë ju edhe ata që e kanë promovuar, por origjinalitetin e saj e vërteton ekspertiza. Në këtë situatë është fjala ime kundër atyre që ju keni vendosur t’i besoni, ata që e kanë publikuar dhe Listës Serbe”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 21/04/2026 21/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?